• |
ide | kryesore

Tërmet i fortë në jug të Italisë, lëkundja zgjati 10 sekonda

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tërmet i fortë me madhësi 4.6 u ndie këtë mbrëmje në orën 21:27, në lindje të Siçilisë në Itali. Toka u trondit për rreth 10 sekonda.

Tërmeti u ndje qartë në Ragusa, Sirakuzë dhe Katania. Epiqendra ishte 15 kilometra në provincën e Raguzës, në një thellësi prej 16 kilometrash.

Nuk raportohen ende dëme, por lëkundja e fortë ka nxjerrë jashtë banorët. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *