• |
ide | kryesore

Tronditet Juventus, tre pikë më pak në renditje: Kolegji i Garancisë vendos, ndeshja me Napolin do të riluhet

-Instant, F1, Sport



Kolegji i Garancisë së Sportit ka anulluar vendimin e Gjykatës së Apelti të Figc (Federata italiane e Futbollit): Juventus-Napoli duhet të luhet (në një datë ende për tu përcaktuar), të kaltërve i hiqet edhe pika e penalizimit. Vazhdimi i betejës ligjore i ka shërbyer klubit të De Laurentiis, pas dy seancave sportive të pafavorshme, ti japë vlerë arsyeve të tij në lidhje me 0-3 e diktuar nga Gjykatësi Sportiv pas ndeshjes së 4 tetorit ku Napoli nuk u prezantua në Torino.

Në një kalendar shumë të komplikuar, ndeshja mund të luhet në 13 janar, duke shtyrë Napoli-Empoli e Juventus-Genoa të Kupës së Italisë, vetëm një javë para sfidës së Superkupës Italiane mes bardhezinjve e të kaltërve.

Ankimimi është ekzaminuar nga Kolegji, me në krye ish-ministrin Frattini, me seksione të bashkuara. De Laurentiis i kishte bashkuar Grassanit, avokatin administrativist roman Enrico Lubrano, ekspert edhe në të drejtën sportive. Figc (ashtu si Juventus) kishte vendosur të mos kostituohej, si ndodh kur ka cështje mes dy klubeve, e nuk kishte sjellë elementë të rinj në selinë ku zhvillohej debati.

RENDITJA E RE E SERIE A:
Milan 31 pikë (13 ndeshje), Inter 30 (13), Napoli 24 (12), Juventus 24 (12), Roma 24 (13).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *