• |
ide | kryesore

Varianti i ri i koronavirusit/ Kreu i BioNTech: Duhen 6 javë për të testuar vaksinat

-Instant, Lajme, Planet



Pfizer dhe Moderna po testojnë vaksinat e tyre të koronavirusit për të parë nëse ato funksionojnë kundër variantit të ri të virusit, që është shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera. Shefi i BioNTech, Ugur Sahin, deklaroi se ai është i bindur që vaksina e kompanisë do të jetë efektive kundër variantit të ri të koronavirusit. “Gjasat që vaksina jonë të funksionojë janë relativisht të larta”, tha ai.

Sipas tij, një përshtatje e vaksinës me variantin e ri të virusit, që u shfaq në Britani, do të zgjaste gjashtë javë. Në deklaratën, ai pranoi se duhen më shumë kërkime në lidhje me mutacionin, i cili është i përhapur në Londër dhe në juglindje të Anglisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *