• |
ide | kryesore

Video/ Arsenal del nga Kupa për Krishtlindje: poker i City në Carabao Cup

-Instant, Sport, Video



Arsenali turpërohet në shtëpi nga Manchester City me rezultatin 1-4 në Carabao Cup duke u eliminuar kështu nga kompeticioni në fazën çerekfinale. Gunners kanë vazhduar kështu serinë negative të humbjeve. Skuadra e Mikel Artetës ka zhgënjyer sërisht edhe pse luante në Emirates, në një ndeshje që praktikisht e nisën në disavantazh me golin e shpejtë të pësuar dhe e mbyllën edhe më keq.

Gabriel Jesus shënoi golin e parë në minutën e tretë, edhe pse reagimi i londinezëve u bë prezent dhe Arsenali u kthye në lojë duke barazuar rezultatin me Alexander Lacazette në minutën e 31, ekuilibër që mbeti në fuqi deri në pushim të lojës. Skuadra e Arteta u duk më kërkuese me rifillimin e lojës, por ishte vetëm iluzion, sepse City e mori situatët nën kontroll, duke kaluar përsëri në avantazh në minutën e 54. Mahrez, me bashkëpunimin edhe të portierit të ri të Gunners që i shpëtoi topi nga duart, e bëri të thjeshtë për Citizens.

Pjesa tjetër ishte e kuptueshme: të besuarit e Guardiolas dominuan me golin e tretë të Phoden në minutën e 59, ndërsa në të 73 misionin e përfundoi Laporte. Shkon në 7 ndeshje pa fitore seria negative e Arsenal, që nuk fitoi nga suksesi kundër Manchester United 1-0 në Old Trafford, ndërsa tani del edhe nga Kupa.

GOLAT E MBREMJES






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *