• |
ide | kryesore

Video/ Atletico Madrid del nga baskët në krye të Liga: Sevilla godet hidhur në Valencia

-Instant, F1, Sport, Video



Atletico Madrid pret i qetë tashmë sfidën e Real Madrid, pasi është shkëputur tre pikë nga merengues, momentalisht, pas fitores me Real Sociedad. Nga transferta baske, skuadra e Simeones del në vend të parë me golat e Hermoso e Llorente, ndërsa Sevilla kthehet provizorisht në zonën europiane të renditjes me suksesin 0-1 në Valencia.

Në një ndeshje shumë delikate për Colchoneros, duke qenë se Sociedad ishte në vendin e tretë, Atletico nuk zhgënjen pritshmëritë, duke marrë një fitore në dukje të thjeshtë 0-2, por në fushë të komplikuar. Pas një pjese të parë të luftuar e krejtësisht në ekuilibër, në të dytën dy veprime inteligjente të Carrasco i hapën rrugë suksesit të bardhekuqve. Në minutën e 49 ai shërbeu për Hermoso, që nuk i la asnjë mundësi Remiros, ndërsa 16 minuta nga fundi sugjerimi ishte për Llorente që siguroi rezultatin.


Ngjitet në vendin e pestë Sevilla që arrin, në pritje të Barcelonës, vendin që të con në Europa League. Një fitore e rëndësishme në fushën e Valencias, që pak ditë më parë bllokoi Barcelonën. Vendosi ndeshjen në favor të andaluzianëve Suso 9 minuta nga fundi, duke i lënë kundërshtarët të 13 me 15 pikë. Janë ndarë në barazim dy ndeshjet e tjera: Elche frenon në 2-2 Osasuna, ndërsa Levante del me një pikë nga transfreta me Huesca.

SPAIN – LALIGA SANTANDER
Elche 2 – 2 Osasuna
Valencia 0 – 1 Sevilla
Real Sociedad 0 – 2 Atletico Madrid
SD Huesca 1 – 1 Levante



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *