• |
ide | kryesore

Vrasja e efektivit të FNSH-së/ Lihet në burg Nikollë Sherrniku

-Instant, Lajme, Të fundit



Një prej të dyshuarve për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prelës, Nikollë Sherrniku është lënë në burg. Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Avokati i Sherrnikut deklaroi se vendimi i marrë nga gjykata është i pambështetur në prova.

“Gjykata ka marrë një vendim të gabuar. Ky vendim nuk është mbështetur në prova. I dyshuari është i pafajshëm”, ka thënë avokati. Sipas avokatit të Sherrnikut, klienti i tij, ditën e vrasjes së Prelës ka qenë duke festuar ditëlindjen. Ai ka shtuar se emrat e tjerë të dyshuar për vrasjen e policit nuk kanë lidhje me klientin e tij. Xhulio Prela sipas prokurorisë së Lezhës u vra pas një debati të çastit për dritat e gjata të makinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *