• |
ide | kryesore

Agoni e gjatë e asnjë gjurmë alkoli e droge: dalin detajet e autopsisë së Maradonës

-Instant, F1, Sport



Një muaj nga ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës janë bërë të njohur detaje të autopsisë. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja spanjolle AS, është zbuluar se në organizëm nuk ka patur prezente gjurmë alkooli ose droge, ndërsa është evidentuar prezenca e psikoilaceve: bëhet fjalë për antidepresivë, antiepileptikë e një ilac kundër varësisë nga alkooli. Asnjë e dhënë për gjurmë mjekimesh për kardiopatinë e tij.

Sipas analizës Maradona nuk ka vdekur menjëherë, por ka vuajtur për orë në dhomën e tij, ndoshta për 6 deri në 8 orë, përpara edemës polmonare që i është shkaktuar nga një insuficencë kardiake,
me zbulimin e një miokardiopatie të zgjeruar. Të gjitha të dhëna të nevojshme për hetimin në lidhje me fajtorët e pretenduar të vdekjes së Diez. Rezultatet e autopsisë, përforcojnë hipotezën e krimit pë rata që monitoronin gjendjen shëndetësore të argjentinasit.

Pasi mësoi këto detaje, e bija Gianinna ka publikuar një mesazh plot polemika në Tëitter: “Të gjithë bijve të ku**ës që prisnin autopsinë e tim eti për të gjetur drogë, marijuana e alkool. Nuk jam doktoreshë, por dukej shumë i fryrë. Zëri ishte robotik. Nuk ishte zëri i tij. Po ndodhte e unë po cmendesha pa mundur të bëja dot gjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *