• |
ide | kryesore

Arrestohen tre infermiere shqiptare në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia greke njoftoi ditën e sotme se ka arrestuar 3 infermiere shqiptare në Spitalin publik të Janinës Haxhikosta. Lajmi është publikuar edhe në disa media të shtetit fqinj.

Bashkë me infermieret nga Shqipëria janë shoqëruar edhe dy vajza me të njëjtin profesion nga Bullgaria në këtë spital. Sipas burimeve paraprake mësohet se punonjëset e spitalit nuk kishin dokumentacion për të punuar në spital .

Vijojnë hetimet sesi ato kishin arritur të punesoheshin në spitalin e Janinës pa patur dokumentacionin përkatës, ndërkohë që mbetet për tu parë nëse ato do të kthehen në Shqipëri, apo do të përballen me drejtësinë greke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *