• |
ide | kryesore

Bashkëpunëtor në vrasjen e policit Xhulio Prela? Alibia ‘e fortë’ Nikoll Sherrnikut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nikoll Sherrniku nuk pranon të qëndrojë në burg si i akuzuar për përfshirje në vrasjen e policit të FNSH-së, Xhulio Prela. Ndërsa Gjykata e Lezhës i ka komunikuar masën e sigurisë “Arrest me burg” Nikoll Sherrnikut, pasi rivlerësoi masën e dhënë më parë në mungesë, avokati avokati i Nikoll Sherrnikut u shpreh se nuk ka asnjë provë që e implikojnë klientin e tij në vrasjen e efektivit të Policisë, duke deklaruar se do ta ankimojë vendimin.

“Kërkuam paraprakisht që të njihemi me aktet, të cilat ndodheshin në dosje, por na u vu në dispozicion vetëm një kopje e vendimit. Me çfarë u njohëm ne, Gjykata ka marrë një vendim të gabuar ndaj të mbrojturit prej meje. Në të vërtetë është një jetë e humbur, por ai është i pafajshëm. Kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë në një darkë familjare duke festuar ditëlindjen dhe kjo faktohet nga të paktën 12 dëshmitarë. Pretendimet e organit të akuzës janë se një automjet që pretendohet se është përdorur nga i mbrojturi prej meje, ka lëvizur natën e ngjarjes thuajse në të njëjtin orar. Por ne do ta provojmë para Prokurorisë se ai është i pafajshëm dhe këtë vendim që ka dhënë Gjykata do ta ankimojmë”, tha avokati Ilir Dyrzeni.

VJEHRRI I TË ARRESTUARIT

Në të njëjtën linjë ishte edhe vjehrri i 26-vjeçarit Ilir Gjoka, sipas të cilit natën kur ka ndodhur ngjarja, 26- vjeçari ka qenë në një darkë familjare në banesën e tij dhe është larguar rreth orës 09:00 të datës 5 dhjetor, ndërsa thotë se nuk ka asnjë njohje me personin tjetër të shpallur në kërkim.

“Nikolla është i fejuari i vajzës sime dhe ka katër vite që është me të. Për akuzën që ngrihet ndaj tij, deklaroj me bindje të plotë se atë natë ka qenë në shtëpinë time edhe është ngritur në orën 09:00 të mëngjesit dhe ka shkuar në shtëpi se më datën 5 kishte ditëlindjen. Jemi organizuar si familjarë dhe kemi shkuar në shtëpinë e tij. Natën e ngjarjes ka qenë në shtëpinë time. Ai ka ndenjur ca kohë në Itali ku ka punuar si mekanik, më pas ka ardhur këtu dhe është marrë duke rregulluar ndonjë gjë. Në dijeninë time ai s’ka lidhje, ka qenë në shtëpinë time. Këtë e kam deklaruar dhe në Polici. Më datë 4 dhjetor ka qenë në shtëpinë time, në mëngjes, më datën 5, ka shkuar në shtëpinë e tij. Kjo mund të faktohet shumë shpejt. Ka në sistem se ai s’ka pasur mjet në shtëpinë e tij. Unë s’e njoh personin tjetër dhe as ai vetë. Është njeri hallexhi, mos hyni në akuza të pabaza. Është arrestuar pa asnjë lloj fakti. Në dijeninë time s’e di që është shpallur në kërkim një herë”, tha ai.

DYSHIMET QË LËNË NË QELI 26-VJEÇARIN

Nikoll Sherrniku u vetëdorëzua në Polici pasditen e 19 dhjetorit, pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë si i përfshirë në vrasjen e 26-vjeçarit Xhulio Prela. Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe shtetasi Brilant Martinaj, i cili ndodhet në Turqi, pasi rezulton të ketë një familjar të sëmurë dhe që po kurohet në këtë shtet. Sipas burimeve, urdhërarresti për dy të rinjtë erdhi pasi një automjet që dyshohet të jetë blerë nga Nikoll Sherrniku, të jetë përdorur nga autorët e dyshuar. Ndërsa personi tjetër në kërkim, rezulton se ka furnizuar makinën në një karburant në Milot 10 minuta para ngjarjes.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *