• |
ide | kryesore

Dyshimet për vrasjen/ Ish e dashura e djalit të çiftit Pasho mund të arratisej

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vrasja e çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho nga Vlora vijon të jetë në qendër të medieve italiane, teksa zbardhen detaje të reja nga ngjarja tronditëse.

Federico Febbo avokati i Elona Kaleshit, ish e dashura e djalit të çiftit Pasho, e cila është arrestuar nën akuzën e vrasjes, fshehjes dhe masakrimit të trupave të dy bashkëshortëve, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor, ka treguar se 36 vjeçarja është tronditur nga arrestimi. Ndërkaq ai ka vendosur ti shmangë deklaratat paraprake, dhe të njëjtën gjë sipas tij bëri dhe Elona që të ms fliste pa u njohur me akuzën.

“Në dijeninë time, siç është praktikë në këto momente, zonja Elona Kalesha nuk e konsideroi të bënte deklarata para magjistratit në komisariatin e policisë ku u mor pas arrestimit sepse ne besojmë se është e përshtatshme që para se të bëjmë deklarata është më e saktë që së pari të lexohet dekreti që parashikon masën”, ka thënë ai.

Avokati Febbo theksoi se nga gjetja e eshtrave Shpëtm dhe Tauta Pashos, Elona ka qenë e gatshme për të dhënë dëshmi ndaj hetuesëve por s’është thirrur.

“Klientja ime shprehu gatishmërinë e saj për t’u dëgjuar nga hetuesit për të dhënë një kontribut, por ajo kurrë nuk u thirr. Ky arrestim ngjall befasi dhe madje klienti im u trondit”, shtoi ai.

Ndërsa prokurorja Ornella Galeotti ka vendosur paraburgim për Elona Kaleshin, e arrestuar për vrasjen e bashkëshortëve Pasho, “për shkak se ekziston rreziku i arratisjes”.

Çifti Pasho është vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit. Aty ku edhe ata janë masakruar, janë vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano. Sipas të dhënave Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për këtë gjë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Dëshmi për këtë është fakti se në momentin e vrasje çifti ka qenë i veshur me pizhama gjumi.

Pas vrasjes trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Gjendja e mbetjeve të dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë. Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar më 15 dhjetor në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet e katërta me pjesët e tjera të trupave.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *