• |
ide | kryesore

Emrat e gjykatësve/ Kush i kontrollon balancat në Gjykatën Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Me zgjedhjen që bëri këtë të mërkurë, presidenti Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese arriti në 6 anëtarë dhe konsiderohet funksionale, pasi tashmë ka kuorumin e duhur për të marrë vendime. Emërimi i anëtarëve të Kushtetueses ka kaluar përmes një procesi të komplikuar ku luhej edhe në prapaskenë, ku secila palë politike tentoi të krijojë mbështetje në vendimmarrje.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.

Por cilët janë emrat e gjykatësve të Kushtetueses të zgjedhur deri tani?

1. Vitore Tusha

Vitore Tusha është e vetmja që ia doli të kalojë vetingun nga trupa e sistemit të mëparshëm të drejtësisë. Prej 12 vitesh ajo është anëtare e Gjykatës Kushtetuese ndërsa njihet si gjyqtarja që ka shpallur jokushtetuese çështje me ndjeshmëri të lartë publike, siç janë marrëveshja e detit, ligji i lustracionit, ndërsa ishte ndër të parat që mbështeti Vetiingun.

Çështja më me bujë që ka shqyrtuar zonja Tusha, është ajo e vitit 1995, kur rrëzoi kërkesën e ish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu pasi ishte dënuar me 12 vite heqje lirie.

2. Elsa Toska

Elsa Toska u votua nga mazhoranca socialiste dhe deputetët zëvëndësues të opozitës me 105 vota pro si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka punuar si këshilltare ligjore prej 12 vitesh dhe kishte kaluar vetingun.

3. Marsida Xhaferllari

Marsida Xhaferllari u zgjodh nga presidenti Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pas disa manovrave të mazhorancës socialiste që në bashkëpunim me KED tentuan të emërojnë në vend të saj Arta Vorpsin. Kjo e fundit shkoi të betohej tek një notere si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pasi presidenti e bllokoi procesin e afateve për të. Në vend të saj, Marsida Xhaferllari u betua në presidencë dhe Gjykata Kushtetuese zgjodhi të pranojë Xhaferllarin si anëtaren e radhës e propozuar nga presidenti. U desh opinioni i Komisionit të Venecias, që të vulosej skema sipas të cilës KED ishte bërë pjesë e një loje politike për t’i hequr të drejtën presidentit të zgjidhte kandidaturën e preferuar.

4. Fiona Papajorgji

Fjona Papajorgji u zgjodh nga kuvendi, sërish me 104 vota. Kandidatura e saj u përkrah nga mazhoranca socialiste dhe disa vota nga deputetët zëvëndësues të opozitës.

5.Altin Binaj

Altin Binaj u votua nga parlamenti i mazhorancës socialiste me 96 vota pro. Ndryshe nga rastet e kaluara, Binaj ishte e vetmja kandidaturë që u paraqit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi para deputetëve, për një mandat tashmë mjaft të kufizuar. Binaj është zgjedhja e tretë e parlamentit për Kushtetuesen.

6. Përparim Kalo

Kalo është zgjedhja e presidentit Meta, pak orë pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kishte dërguar emrin e tij dhe emrin e Aleksandër Tomës. Kreu i shtetit zgjodhi emrin e Përparim Kalos që ishte më lart në renditjen e pikëzimit.

Kandidati i shtatë

Mbetet ende i pazyrtarizuar emri i anëtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese që do të ulet në karrigen e mbetur bosh pas largimit të Besnik Muçit. Në garë ka mbetur vetëm Sonila Bejtja, pasi KED ka konstatuar tërheqjen nga gara të Zhaklina Petos, e cila më herët ështe skualifikuar disa herë nga KED.

Vendimarrja në Gjykatën Kushtetuese bëhet me një kuorum prej 6 anëtarësh, ndërkohë që duhet të ketë 9 anëtarë në total, por plotësimi i tre anëtarëve të fundit, pritet pas plotësimit të Gjykatës së Lartë, pasi edhe ajo nuk është funksionale.

Fakti që Gjykata Kushtetuese u plotësua me 6 anëtarë, është përshëndetur nga ambasadorët e huaj në Tiranë, të cilët nuk e kanë fshehur entuziasmin. Dhe tani që gjykatën e kemi funksionale, të presim nëse do të kemi edhe drejtësi.©Lapsi.al

 



12 Comments

  1. Meqë Brukseli i çoi mesazh Berishës duke i treguar vendin, ata bëjnë sikur nuk e kanë mendjen se çfarë ka ndodhur, duke e lënë Berishën vetëm.

    Kjo e ka kthjelluar Berishën dhe e detyroi të lëpinte atë që kishte pështyrë. Eshtë mirë të lajmërojë ndërkohë dhe Kaç Islamin dhe bashkëpunëtorët e Metës t’i fshijnë postimet që tregojnë se ata e prisnin lajmin e rremë që kishin bërë vetë dhe sapo doli i bënë jehonë.

    Jo se do t’i thërrasë dikush dhe ata, por nuk është mirë të duket që Meta dhe Basha tallen me Berishën duke e përdorur si dordolec për të trembur Perëndimin për reformën në drejtësi.

    Se “dordolecët” janë ca shkopinj druri që i veshin me rroba si plak, për të trembur njerëzit. Ato janë qënie pa shpirt dhe nuk kanë frikë. Kurse Berisha është një plak i mbështetur në shkop, por ndryshe nga “dordolecët” me lecka, ka akoma shpirt dhe natyrisht, ka akoma frikë.

    1. TI JE KOMENTUESI MO KAQOl qe une lexoj!??!!
      Ty te rroje kosherja se bleta te ka ik me kohe,ohhh dobici i kuq pa emer
      Po cfare hy berisha ketu more idiot me papuce

    2. Berisha mund te jete i plakur nga mosha, por ti ke vdekur pa lindur mire, qe kur ia shite shpirtin dreqit dhe vendose te lepish bythen e kuqe cdo dite. Ptu…vemje e kuqe!

  2. Sa entuziaste apo e drejte eshte zgjedhja e Gjykates Kushtetuese do duket me dy ceshtje ate te Zgjedhjeve Lokale dhe ceshtjen e shembjes se teatrit.

    Sic u kap gjitha drejtesia palaco kam pak shpresa edhe per kete por te shohim.

  3. Presidenti Berisha, ditën kur iku nga presidenca, 1997, iku i rrethuar nga plumbat dhe plumbat i mbeten si mjeti okult me të cilët idolatron pa pushim. Kur po ikte, edhe miqtë më të afërt u tmerruan, se e panë që kishte ngarkuar karrigen dhe qilimin e zyrës, njësoj si një spiderman. Oborri dhe gjithë zyrat binin erë ‘ pi-pi’ të qindra ushtarëve vullnetarë që e kishin rrethuar në atë kohë lufte. Sot e kësaj dite i ka mbetur mendja te ‘Lufta, lufta’.O besniku i partise e salihut se mamin dhe babin ja ke lene metes,duhet te jesh Kar i lindur ne vicidol bashke me te tjeret qe te vijne mbrapa ty supen deri ne 25 prill nga ceceni salih e keni fakas

      1. po ku ka ilace qe i bojne derman atij idioti ohh bob,ai eshte idiot.mos u merrni me te por vetem shanje se e meriton

  4. Sipas artikullit, percaktues eshte pozicioni i vitore tushes. Vendimi per nanon le te kuptohet qe ajo mund te rreshtohet me te emeruarit e metes. Po artikulli nuk jep asnje aluzion qe ta tregoje sakte poziten e tushes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *