• |
ide | kryesore

Eufori mes ambasadorëve për Gjykatën Kushtetuese, gjermani: U plotësua kushti për negociatat!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas ambasadores amerikane, Yuri Kim, edhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf, përshëndeti ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, me dekretimin e anëtarit të gjashtë, Përparim Kalo.

Ambasadori Zingraf deklaron se ky hap është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri.

Sipas tij, një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri dhe kështu është përmbushur një kusht qëndror i konkluzioneve të Këshillit Europian në mars të 2020.

“Zgjedhja e sotme e z. Përparim Kalo si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit.”



9 Comments

  1. Ambasadoret shohin dhe flasin me bythe dhe syte i kane te xhepat. Me mire mos flasin se na e shpifen, jane bere te neveritshem, vetem realitetin dhe hallet e shqiptareve nuk shohin. Teater i dale boje.

  2. Ambasadora amatora harrojne qe jane edhe 12 kushte te tjera. Eshte e qarte se duan te justifikojne vendin e tyre.

    Ne mars mblidhen prape KM e vendeve europiane dhe aty degjoni vetem te verteten.

    Hap I madh apo hap perpara jane perralla me Sul Kuqe.

  3. Eufori fallco . Mbas berjes se mutit te madh i vene qeshine siper dhe thone hajeni “torten” o muter se vetem kete meritoni si popull.

  4. Tallni b….me shqipot se e meritojn. Shqipot besoj nuk do harrojn te bejne shqiponjen me dur. As avniu besoj. Se kimetja eshte ne shpin e vet e ka hak te gezohet .i ka ngrof xhepat mir.

  5. Meqë Brukseli i çoi mesazh Berishës duke i treguar vendin, ata bëjnë sikur nuk e kanë mendjen se çfarë ka ndodhur, duke e lënë Berishën vetëm.

    Kjo e ka kthjelluar Berishën dhe e detyroi të lëpinte atë që kishte pështyrë. Eshtë mirë të lajmërojë ndërkohë dhe Kaç Islamin dhe bashkëpunëtorët e Metës t’i fshijnë postimet që tregojnë se ata e prisnin lajmin e rremë që kishin bërë vetë dhe sapo doli i bënë jehonë.

    Jo se do t’i thërrasë dikush dhe ata, por nuk është mirë të duket që Meta dhe Basha tallen me Berishën duke e përdorur si dordolec për të trembur Perëndimin për reformën në drejtësi.

    Se “dordolecët” janë ca shkopinj druri që i veshin me rroba si plak, për të trembur njerëzit. Ato janë qënie pa shpirt dhe nuk kanë frikë. Kurse Berisha është një plak i mbështetur në shkop, por ndryshe nga “dordolecët” me lecka, ka akoma shpirt dhe natyrisht, ka akoma frikë.

  6. Cfare ka per tu gezuar, ambasadoret per tre vite me rradhe u tallen me popullin e me drejtesine shqiptare e tani gezohen, asgje nuk do te ndryshoje, kjo ishte per te per mbushur nje kusht. Gjerat do te mbesin sic jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *