• |
ide | kryesore

Flet gjykata në Shkodër: Të fortët e Bajrave dalin nga burgu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një nga dosjeve më të bujshme të vjeshtës së vitit 2018, si një nga operacionet e para të ‘Forcës së Ligjit’, dosjes “Bajri”.

Edhe pse morën dënime me burg, vetëm Safet Bajri vazhdon ta vuajë atë, për llogari të drejtësisë belge. Anëtarët e tjerë u liruan pasi koha e paraburgimit është e barabartë me dënimet.

Kështu, Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e mbrojtësve Av. Arber Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, ne aplikim te gjykimit te shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit dhe duke vendosur:

1. Safet Bajri deklarimin fajtor dhe denimin e tij perfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

2. Ilir Bajri, deklarimin fajtor, per kryerjen e vepres penale te Armembajtjes pa leje dhe duke e denuar perfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

3. Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe denimin me 3 vite burgim.

4. Ismet Idrizi, deklarimin fajtor, per kryerjen e vepres penale te Armembajtjes pa leje dhe duke e denuar perfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

5. Emrah Plaku, deklarimin fajtor, per kryerjen e vepres penale te Armembajtjes pa leje dhe duke e denuar perfundimisht me 2 vite burgim.



3 Comments

  1. Ate te riun qe dogji pemen e krishtlindjeve ne shenje proteste per vrasjen e Klodian Rashes nga

    policia, ate qafir duhet ta denojne me 100 vjet burg pa te drejte apelimi si person me rrezikshmeri

    shume te larte dhe sidomos per shkrepsembajtje pa leje.

  2. kriminelet duhet te dalin te gjithe jashte burku pa cka se kane frare njerez te pafajeshem ne burg ato qe dolen ne demostrate per klodin e vrare dhe sidomos krimineli me shkrepese qe dogji pemen turp per drejtesine qe kemi dhe qe i beni shume reklame

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *