• |
ide | kryesore

Gjashtë pikë të humbura në 24 orë: Juventus-Napoli nuk ka një datë, por ishte “Juvja më e shëmtuar”

-Instant, Sport



Në një ditë të vetme Juventus, “më e shëmtuara e kësaj pjese të parë të sezonit” sipas Bonucci që vuri fytyrën e tij në humbjen me Fiorentinën, humbi gjashtë pikë në klasifikim. Kolegji i Garancisë së Sportit anulloi vendimin e Gjykatës së Apelit Figc: Juventus-Napoli duhet të luhet e të kaltrit nuk kanë më as pikën e penalizimit. Por kur mund të luhet?

Verdikti në lidhje me ndeshjen fillestare parashikuar në 4 tetor ndryshon krejtësisht skenarët e kalendarin e ngjeshur me impenjime të dy skuadrave, të dyja të kualifikuara në Europë, duke e bërë të komplikuar të gjendet një datë. Jo vetëm, sepse përtej Kupës së Italisë, Champions League, Europa League e kampionatit, duhet patur parasysh edhe finalja e Superkupës Italiane, që në 20 janar do të shohë përballë pikërisht dy skuadrat.

Shumë e vështirë për momentin të hipotezohet një datë se kur do të luhet, pritet vendimi i Ligës, por skenarët e mundshëm duket se janë dy: Gazzetta dello Sport flet për në maj, duke parë vështirësitë për të spostuar 1/8 e Kupës së Italisë, parashikuar në 13 janar, e Superkupës Italiane, ndërsa Corriere dello Sport hap hipotezën e ndryshimit të datës së Superkupës për të luajtur ndeshjen e kampionatit në 20 janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *