• |
ide | kryesore

Je burrë apo grua? Mirud u përgjigjet sharjeve dhe komenteve pas shfaqjes në Festival

-Instant, Paparazzi



Këngëtari shqiptar Durim Morina i njohur me emrin artistik ‘Mirudi’ ka reaguar për sharjet dhe kërcënimet të cilat u provokuan nga kostumi i veçantë me të cilin u shfaq në “Festivalin e Këngës“.

“Njerëzit që degradojnë të tjerët shpesh përfundojnë duke degraduar veten e tyre” – shkruan ai duke iu përgjigjur atyre që vënë në dyshim nëse është burrë apo grua.

“Ështe qesharake sesa komente të këqija që vejnë në pikëpyetje, nëse unë jam një burrë apo grua për shkak të një veshje që kam veshur natën e kaluar në Festivale Këngës 59’. Kur në fakt ju keni parë shumë artist që nuk janë gay dhe kanë veshje edhe me femërore përshembull: Harry Styles, Bad Bunny, J Balvin, Nick Jonan etj….janë të gjithë artist straight dhe kanë veshje ende më dramatike se e imja” shkruan Mirud.

“Këto komente nuk më shqetësojnë sepse unë kam dëgjuar të gjitha këto gjëra dhe më parë. Unë jam një burrë dhe unë jam një artist dhe po bëj më mirë se shumica e të gjithë juve që janë ulur pas një kompjuteri tërë ditën duke përhapur urrejtje ndaj dikujt që në të vërtetë po përpiqet të bëjë një diçka pozitive në mënyrë që herën tjetër kur të ecni në rrugë, nuk keni pse të shqetësoheni, sepse jeni vetja.

E vë veten në rrezik të udhëtoj gjatë kësaj kohe dhe të bëj këtë shfaqje për komunitetin LGBT në Shqipëri dhe më mërzit që ka kaq shumë urrejtje nga vetë komuniteti jonë. Unë e vendos veten në rrezik duke veshur çfarë vesha dhe jam krenar që e bëra. Kërcënimet tuaja me vdekje, që më thoni të var veten, nuk më shqetësojnë.

Prandaj më thoni si do e bëjmë ndryshimin kur ne urrejmë njëri-tjetrin? Si mund të presim të na respektojnë të tjerët kur ne nuk respektojmë veten? Unë gjithmonë do jem vetvetja edhe nëse mendoni se dukem si grua apo si burrë. Në fund të ditës dukem më mirë se ju zogj të vegjël” ka thënë ai.

https://www.youtube.com/watch?v=QA2Pc6ku5yA&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *