• |
ide | kryesore

Jeta e re e ish-presidentit të Inter: në Indonezi është…ministri për emergjencën Covid

-Instant, Sport



Është Erick Thohir ai që administron emergjencën Covid në Indonezinë e tij. Pikërisht ish-presidenti i Inter është nominuar nga krerët e vendit të tij, lider i një task force për rifillimin, sipas asaj që bën të ditur Calcio e Finanza: “Një sondazhi ka treguar se rreth 66% e indonezianëve i beson vaksinës kundër COVID-19 e dëshiron të vaksinohet, ka bërë të ditur Thohir në këto ditë. «Por rreth 16% refuzojnë të vaksinohen e ne nuk mund ti detyrojmë», ka thënë ish- presidenti zikaltër gjatë një ëebinari.

Programi i vaksinimit të qeverisë synon të thyejë zinxhirin e transmetimit të COVID-19 e të reduktojë shkallën e vdekshmërisë. «Njerëzit pyesin nëse vaksina për COVID-19 është e kualifikuar. Qeveria do të përdorë vaksina që janë listuar nga OBSH, kanë kaluar testet klinike. Siguria e popullit indonezian është një prioritet absolut», ka thënë në fund Thohir.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *