• |
ide | kryesore

“Më ka bërë tepër gola”, makthi i Oblak quhet… Messi: “Sheh gjithcka, po lëvize të ndëshkon”

-Instant, Sport



Jan Oblak ekzalton Lionel Messin dhe e bën në mikrofonët e Sky Sports duke përshkruar atë që duket, një makth i vërtetë për portierët. Numri 1 i Atletico Madrid përballet prej vitesh me Pleshtin si në Liga ashtu dhe në Kupa e, shpesh, i është dashur të përballet me veprime spektakolare të argjentinasit.

“Është ende më i miri në botë”, ka thënë Oblak për Messin. “Ka shënuar shumë gola kundër meje… Vërtetë shumë! Por është një lojtar i madh, një lojtar i jashtëzakonshëm, më i miri që ekziston. Ndodh shpesh që të shënon një gol dhe ende nuk e kupton si ta bëri. Mendon se je gati duke e pritur por në fakt nuk është kështu. Ndonjëherë duket sikur nuk gjuan fare, se po e pason e ndërkohë të bën gol”.

Oblak vazhdon edhe më tej duke shpjeguar efektin që bën Messi tek portierët: “Është gjithnjë e vështirë të flasësh për golat e pësuar, sepse ne portierëve nuk na pëlqen të pësojmë gola. Ndodh që mendon se nuk është në pozicion të rrezikshëm e pastaj të shënon. Për një portier është e vështirë të parashikojë si do të sillet. Messi është i paparashikueshëm. Nuk e di kurrë cfarë mund të ndodhë. Ai është i zoti në gjithcka. Nëse bën një hap nga njëra anë ai të ndëshkon në tjetrën, e di, e sheh dhe vepron. Nëse i shtrihesh të kalon pranë. Nëse shkon në të djathtë ai shkon në të majtë. Në 1 kundër 1 të duhet fat kundër Messit” përfundoi portieri i Atleticos.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *