• |
ide | kryesore

Meta: Me afrimin e zgjedhjeve po shtohet kanabisi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se afrimi i zgjedhjeve ka rritur aktivitetin kriminal sidomos në kultivimin e kanabisit.

“Fakti që jemi në një vit elektoral, është për të mos kërkuar edhe shumë angazhim në këtë drejtim. Dihet se sa herë ka pasur periudha elektorale janë rritur sipërfaqet e kultivuara me lëndë narkotike. Por, janë rritur dhe aktivitet e tjera të grupeve kriminale për fat të keq.

Ky konstatim, që erdhi edhe nga Organizata së Kombeve të Bashkuara, që cilëson Shqipërinë si burim kryesor në Europë, për kanabisin edhe për trafiqet, janë të përsëritura tashmë, janë solide dhe kuptohet është mungesa totale e vullnetit politik, për t’i luftuar këto fenomene.

Dhe, akoma më keq është loja politike, për t’i përdorur aktivitete të tilla kriminale në interes të deformimit të proceseve zgjedhore, apo të favoreve, për të tërhequr këto grupe në përpjekjen për të mbajtur me pahir pushtetin” – tha Meta në një intervistë për Fax Neës duke shtuar se kjo ka cenuar sigurinë kombëtare.

“Pa asnjë dyshim që siguria kombëtare është cenuar seriozisht. Sa më shumë të rriten fenomenet kriminale, sa më shumë të rritet fenomeni i pastrimit të parave, sa më shumë të minohet klima e konkurrencës dhe e demotivimit të atyre që bëjnë biznes të ndershëm e të shëndetshëm, aq edhe më shumë probleme do ketë edhe me sigurinë kombëtare.

Po edhe për sa i takon ekonomisë kombëtare, pasi kuptohet në një situatë të tillë demotivohen të gjithë investitorët seriozë vendas, apo të huaj. Natyrisht që ky është një inkurajim vetëm për grupimet kriminale, të cilat kërkojnë të dominojnë në çdo aspekt, në tregti, në ndërtime, në çdo investim” – tha Meta. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Meqë Brukseli i çoi mesazh Berishës duke i treguar vendin, ata bëjnë sikur nuk e kanë mendjen se çfarë ka ndodhur, duke e lënë Berishën vetëm.

    Kjo e ka kthjelluar Berishën dhe e detyroi të lëpinte atë që kishte pështyrë. Eshtë mirë të lajmërojë ndërkohë dhe Kaç Islamin dhe bashkëpunëtorët e Metës t’i fshijnë postimet që tregojnë se ata e prisnin lajmin e rremë që kishin bërë vetë dhe sapo doli i bënë jehonë.

    Jo se do t’i thërrasë dikush dhe ata, por nuk është mirë të duket që Meta dhe Basha tallen me Berishën duke e përdorur si dordolec për të trembur Perëndimin për reformën në drejtësi.

    Se “dordolecët” janë ca shkopinj druri që i veshin me rroba si plak, për të trembur njerëzit. Ato janë qënie pa shpirt dhe nuk kanë frikë. Kurse Berisha është një plak i mbështetur në shkop, por ndryshe nga “dordolecët” me lecka, ka akoma shpirt dhe natyrisht, ka akoma frikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *