• |
ide | kryesore

Moviola/ Juventusit i fundosur nga La Penna: dy penallti flagrante dhe një i kuq për Borja Valeron të mohuar

-Instant, Sport



Tërbimi i Juventus (Nedved pas kontaktit Dragoëski-Bernardeschi është larguar nga tribuna në mënyrë demostrative pas penalltisë së munguar) pas ndeshjes kundër Fiorentinës për shkak të arbitritmit të La Penna. Protesta krejtësisht të motivuara sipas Mauro Bergonzi: ish- arbitri e moviolist i Tiki Taka e përcakton atë të arbitrit roman një “mbrëmje shumë negative pas një periudhe forme pozitive: bardhezinjve i mungojnë dy penallti e Borja Valero duhej ndëshkuar me karton të kuq”.

17′ KARTONI I KUQ PËR CUADRADO
“Cuadrado futet me takën lart mbi këmbën e Castrovillit. Karton i kuq i pastër, arbitri gabon, por arbitri i VAR Mazzoleni e thërriti në monitor, duke e bërë të ndryshojë zgjedhjen fillestare që ishte vetëm e verdhë”

50′ FAULLI I BORJA VALEROS
“Ai i Borja Valeros është një ndërhyrje e qartë nga prapa ndaj Bentancur. La Penna është edhe i pozicionuar mirë e për një cast duket se e vë dorën në xhep për të nxjerrë të dytën e verdhë, por pastaj ndalet. Që ishte faull për karton e konfirmoi edhe Prandelli që pak më pas e zëvendësoi spanjollin për të mos rrezikuar të mbetej edhe ai me 10”

59′ KONTAKTI CASTROVILLI-CRISTIANO RONALDO
“Penallti e dukshme: Cristiano Ronaldo sposton topin, Castrovilli godet këmbën e portugezit”

78′ PËRPLASJA DRAGOWSKI-BERNARDESCHI
“Këtu kemi një faull të dyfishtë: si krahu i Dragowskit në fytyrën e Bernardeschi ashtu dhe gjuri i portierit ndaj kundërshtarit. Edhe këtu penalltia është mjaft e qartë, e si në situatën e mëparshshme VAR mund ta thërriste La Penna”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *