• |
ide | kryesore

Pamje të frikshme nga Fieri, shihni sherrin masiv mes adoleshentëve (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sherr masiv ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një grup adoleshentësh janë përleshur dhunshëm me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në sheshin e parkimit pas qendrës së qytetit, ku ‘beteja’ është kapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë.

Të rinjtë gjatë përleshjes kanë përdorur dhe mjete të forta si çekiç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së sotme dhe sipas burimeve nga të rinjtë kanë pasur dhe armë me vete, të cilat nuk i kanë përdorur. Policia ka nisur hetímet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë e cila mund të kishte përfunduar në një tragjedí të vërtetë.

Fier/ Informacion paraprak 

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia”, Fier, ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa adoleshentëve. Pas marrjes së njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe është bërë i mundur identifikimi i personave që kanë marrë pjesë në konflikt. Policia ka shoqëruar disa prej tyre dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të identifikuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *