• |
ide | kryesore

Pirlo i tërbuar me arbitrimin dhe lojtarët: “Kështu do bëjmë figura të shëmtuara”

-Instant, Sport



Juventus ka mbyllur 2020 me një 0-3 në shtëpi kundër Fiorentinës që kompletoi një javë negative për bardhezinjve brenda e jashtë fushës. “U futëm me sjelljen e gabuar – komentoi Andrea Pirlo në fund të ndeshjes -, faji ynë që nga pasimet e para. Kur futesh kaq keq pastaj përfundon edhe më keq si dje e i shkon përballë figurave të shëmtuara. Në ndeshjet para Krishtlindjes qëllon që ta kesh mendjen tek pushimet, por nuk mund tia lejojmë vetes”.

Ka rezerva në lidhje me vendimet arbitrale: “Kartoni i kuq i Cuadrados ishte i drejtë, por kishte edhe episode në favorin tonë që nuk dua ti komentoj sepse i panë të gjithë”. Juventus në fakt u duk e shfazuar dhe Pirlo në këtë pikë e nxjerr veten të larë: “Indikacionet i dhashë, porn ë fushë pastaj luajnë futbollistët. Dhuruam një gol e një lojtar, në pjesën e dytë bëmë më mirë, por nuk mjaftoi”.

Pirlo ka folur edhe për vendimin e marrë nga Kolegji i Garancisë për ti hequr Juventus fitoren në tavolinë kundër Napolit: “Nuk kemi asnjë problem të riluajmë ndeshjen. Më vjen keq për skuadrat e tjera që u nisën dhe luajtën pa lojtarët e infektuar nga Covid. Vendimi nuk më duket korrekt kunddrejt tyre, kaq”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *