• |
ide | kryesore

Ronaldo shkund Juventus dhe lëshon sfidën: “Në fund do të festojmë përsëri ne”

-Instant, Sport



Me një postim të gjatë në profilin e tij në Instagram, Cristiano Ronaldo shkund shokët dhe gjithë ambjentin bardhezi pas disfatës me Fiorentinën e i kërkon mbështetje tifozëve. “Dje, me një përfaqësim të skaduar e një rezultat të papranueshëm, kemi mbyllur 2020 tonë… – shkruan portugezi – Jemi Juventus! E thjesht nuk mund të pranojmë më pak shkëlqim në fushë!.. Në fund do të festojmë përsëri ne së bashku me tifozët tanë”.

POSTIMI I RONALDOS
“Dje, me një performancë të dobët dhe një rezultat që ishte gjithçka tjetër veçse i pranueshëm, ne mbyllëm vitin 2020, një vit i pzakontë për shumë mënyra të veçanta. Stadiume bosh, protokolle COVID, ndeshje të shtyra, ndërprerje të gjata dhe një kalendar shumë të ngjeshur. Por kjo nuk është një justifikim. Ne e dimë se duhet të japim më shumë nga vetja për të luajtur më mirë dhe për të fituar bindshëm. Ne jemi Juventus! Dhe thjesht nuk mund të pranojmë asgjë më pak se përsosmëria në fushë! Shpresoj që kjo pauzë e shkurtër të na ndihmojë të kthehemi më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë, sepse sezoni nuk ka mbaruar ende dhe në fund, edhe një herë, ne do të festojmë së bashku me tifozët tanë. Besoni tek ne, besojini ekipit ashtu siç ju besojmë ne ju. Do tia dalim!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *