• |
ide | kryesore

Show me Bajrat/ Nga arrestimi për vrasjet tek dënimi për trukim ndeshjesh

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Zhurma që shoqëroi arrestimin e grupit të “Bajrave” të Shkodrës në vitin 2018 u provokua jo vetëm për shkak se u goditën emra të njohur të krimit në këtë qytet, por edhe sepse akuzat ndaj tyre ishin të rënda. U fol për vrasjen e një vajze 15 vjeçareje nga Behar Bajri, grupi u akuzua fillimisht për gjobëvënie dhe trafik ndërkombëtar droge dhe gati 20 persona u arrestuan si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Emrat e Bajrave dhe të miqve të tyre ishin përfolur shpesh në media për disa ngjarje kriminale dhe për përplasjen mes bandave në Shkodër dhe u duk se policia theu një tabu me goditjen e të fortëve të Shkodrës.

Por dy vite më pas, drejtësia duket se është zbythur përballë të fortëve të Shkodrës. Dënimet e tyre përkojnë me kohën e paraburgimit dhe pjesa më e madhe janë liruar nga burgu.

8 krimet që rëndojnë mbi Behar Bajrin. Mes tyre edhe vrasja e nuses 15 vjeç

Akuzat e rënda kanë rënë njëra pas tjetrës gjatë hetimit dhe dosja është “lehtësuar” goxha. Dënimet janë vetëm për armëmbajtje pa leje dhe për trukimin e ndeshjeve, ose edhe për ndërtim pa leje.

Gjykata përllogariti se anëtarët e grupit Bajri i kanë shlyer dënimet që variuan në maksimumi 2 vjet e 6 muaj, gjatë kohës që kanë qëndruar në paraburgim. Në qeli kanë mbetur vetëm Safet Bajri dhe Ilir Rustemi. I pari është dënuar me 9 vite burg në Belgjikë për “shfrytëzim prostitucioni”. Ndërsa Ilir Rustemi është i dënuar me 5 vite e 6 muaj burg në Itali.

Vrasje dhe përdhunime/ Kush është i arrestuari Behar Bajri, tmerri i Shkodrës prej 20 vitesh

Gjykata vendosi dënimin e Behar Rustemi (Bajri, Brajoviq) për “Organizimi i llotarive të palejuara në bashkëpunim” me 3 muaj burg. Dënimin e Safet Rustemit për “Paracaktim të rezultateve në garat sportive” dhe “armë mbajtje pa leje” dhe “Organizimi të llotarive sportive në bashkëpunim” dhe dënimin e tij me përfundimsht me 2 vite e 6 muaj burgim. Ilir Rustemi u dënua për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta dhe u dënua me 1 vit e 8 muaj burg.

Lexo edhe: “Trukoi ndeshjen me Tërbunin”/ Telefonata e Armir Grimës me Safet Bajrin

Astmer Bilalit, i akuzuar për “Përcaktimi të rezultateve sportive” dhe “Ndërtim të paligjshëm” u dënua me 3 vite burgim. Ismet Idrizi, për armëmbajtje pa leje u dënua me 2 vite e 6 muaj burgim. Emrah Plaku, po ashtu u dënua për armëmbajtje pa leje me 2 vite burg. Sirjan Alija, i akuzuar për “organizimin e llotarive sportive” dhe u dënua me 2 muaj burgim.

Ardit Smajli, u dënua me 8 muaj liri me kusht, po për “Organizimimi i llotarive sportive”. Samet Halluni gjithashtu u dënua për këtë vepër penale me 2 muaj burgim.

Akuzat për njohjen me Bajrat/ Fino i bërtet Bushatit: Ktheji përgjigje Saliut dhe Lulit!

Dosja u “lehtësua” fillimisht ndërsa hetohej nga prokurorët e SPAK. Ato nuk arritën të gjenin prova se kishin përballë një grup të strukturuar kriminal. Pas rënies së kësaj akuze materialet u transferuan në prokurorinë e Shkodrës. Akuzat e tjera u rrëzuan një nga një dhe dënimet përfundimisht u dhanë vetëm për armëmbajtje pa leje dhe trukim ndeshjesh. Pjesa më e madhe e grupit të të arrestuarve janë të lirë sot, ndërsa edhe një herë tjetër provohet se aksionet e policisë shqiptare, kur janë të pakoordinuara me prokurorinë, ngjajnë më shumë me spektakle bajate që plasin shpejt si flluska sapuni.©Lapsi.al

Pas arrestimit të trajnerit Grima, Rudi Vata zbulon një nga ndeshjet e trukuara

 



3 Comments

  1. Po punohet me ritem te plote per rinovimin e figurave kyce qe do jene baza mbeshtetese per zgjedhjet e ardheshme.
    Ujku qimen e nderron…..
    E njejta skeme qe perseritet pas 4 vjetesh.
    Urime per straegjine.

  2. Fatkeqsisht tashme gjithçka eshte e qarte, zgjedhjet do blihen/shiten ne te njeten menyre si ne 2017-en. Nje dore ndihme per rilindjen edhe kesaj here do vij nga ambasada amerikane, por dhe nga partiçkat e reja te Xhozit, Murros, Patozit e Nisma Thurrje!!! I njejti skenar me te forte e diversante qe perserit çdo 4 vjet rilindja…
    vidh o Edvin e vazhdo e tall trapin me kete milet te lodhur!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *