• |
ide | kryesore

Sulmi me armë në lokalin e policit të ‘Shqiponjës’, kush janë 4 të shpallurit në kërkim

Arkiva, Lajme, Të fundit
laçit koplik



Katër persona janë shpallur në kërkim në lidhje me sulmin me armë në lokalin e punonjësit të Forcave Shqiponja, Albert Pjetri në Shkodër.

Mësohet se kërkim nga policia janë shpallur shtetasit; Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj.

Ngjarja ndodhi rreth ores 21:30 ne afersi te rrethrrotullimit te ‘5 heronjve te Vigut.

Në vendin e ngjarjes u gjeten e sekuestruan në cilësinë e provës material, në afërsi të lokalit 33 gëzhoja. Sipas burimeve mesohet se efektivi i policise ditet e fundit ka ndaluar teksa ka qene ne sherbim shtetasin Rivaldo Planaj. Ky i fundit ka tentuar qe te mos i bindet policise dhe ka debatuar me efektivin Pjetri i cili i ka sekuestruar makinen.

Albert Pjetri ka deklaruar per koleget e tij te policise kete konflikt te ndodhur me shtetasin Rivaldo Planaj por nga ana tjeter nuk e ka akuzuar drejtperdrejte se mund te jete ai autori i ngjarjes por vetem ka rrefyer kete konflikt per shkak te detyres si efektiv i Shqiponjave. Si bashkëpunëtorë mendohet se jane edhe tre shtetas te tjere ne kete ngjarje te cilet kane qene me nje makine ne momentin kur eshte qelluar ne drejtim te lokalit dhe makines.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *