• |
ide | kryesore

Të kërkuar për trafik droge, ekstradohen dy shqiptarë në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy shtetas, që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike, janë arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimi drejt Italisë. 2 shtetasit shqiptarë kërkoheshin nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Nga Interpol Tirana u ekstradua drejt Italisë,  shtetasi në kërkim ndërkombëtar F. T., 49 vjeç, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës. Shtetasi F. T. ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafikim droge. Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, merrej me sigurimin e lëndës narkotike të llojit kokainë. Po nga Interpol Tirana u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar Fation Xhezairi, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *