• |
ide | kryesore

Ulqinaku zbulon letrën e COVAX se kur do të vijë vaksina në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku Dritan Ulqinaku ka deklaruar se COVAX ka sjellë një letër drejt Ministrisë së Shëndetësisë ku ka dhënë lajmin e mirë për ardhjen e vaksinës në Shqipëri. I ftuar në “Open”, Ulqinaku tha se në letër është thënë qartë se tre muajt e parë të vitit 2021, vaksina antiCovid do të vijë në Shqipëri.

I pyetur për llojin e vaksinës që do të mbërrijë në vendin tonë, Ulqinaku tha se nuk e kishte këtë informacion.

“Më falni, duhet të them diçka të rëndësishme. COVAX sapo ka sjellë një letër tek Ministria e Shëndetësisë. Thuhet qartë që brenda tre muajve të parë të vitit 2021, vaksina do të mbërrijë në Shqipëri. Nuk di të them të tjera detaje, për emrin apo të tjerat. Është e garantuar që do të vijë,”– tha Ulqinaku.

Ndërsa shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se Shqipëria ka siguruar infrastrukturën për të marrë vaksinën.

“Sapo ma konfirmoi Silva Bino. Kemi siguruar frigoriferë -80 gradë për 30 mijë doza vaksine. COVAX na ka siguruar se në tre muaj e parë do furnizojë me vaksina Shqipërinë, por nuk dihet cila vaksinë ende. Dua të them dhe që nuk ka datë as Maqedonia datë meqë bëhet krahasimi,” – tha Brataj.



4 Comments

    1. shkencetar kemi doktorin qe per sa kohe ishte ne qeverisje na e beri mjeksine yll e te pajisur me teknologjine me te fundit

  1. E bukur kjo “… vaksina do vije ne tremujorin e parete 2020…” A ia ka idene kush kur do te rikthehet viti 2020?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *