• |
ide | kryesore

Varhelyi i bashkohet korit: Me kushtetuesen, Shqipëria përmbushi 1 kusht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edhe Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi e konsideron lajm të shkëlqyer emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.


“Lajm i shkëlqyeshëm! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare”, – shkruan ai në Twitter.


Reagimi vjen ndërkohë që sot kreu i shtetit dekretoi Përparim Kalon si anëtar të gjashtë të kësaj gjykate, e cila bëhet funksionale, ndërsa pritet të miratohet shumë shpejt edhe anëtari i shtatë, i cili ka kaluar procedurat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pas vendimit ka pasur një “lumë” përgëzimesh nga komuniteti ndërkombëtar për këtë çështje. Asnjëri prej tyre nuk përmend faktin se për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese u anashkaluan edhe kërkesa të ligjit që thotë se për çdo vend vakant duhet të jenë 3 kandidatura kur në fakt Parlamenti kishte vetëm 1 emër në listë ndërsa Presidenti 2 të tillë. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. Rrevolucion tek LAPSI ?
    U bene 10 ore qe nuk ka shkruar asnje lajm per Ramen .
    Me ne fund se deri tani shkruanit te pakten nje lajm , ose analize per cdo ore per Ramen.
    Me mire vone se kurre.

    1. Ca duhet te shkruash per Ramen? Qe ka pare ne enderr Skenderbeun? Qe edhe ketu ia ka marre ekskluzivitetin Elises ne boten e cudirave? Prite kur te dale e te na thote qe ka kaluar gjithe naten me Krishtin e Muhametin dhe pas kesaj do keta te dy, do jene profetet e derguar prej tij.

  2. Beni mire qe mbani nje qendrim te tille qe kushdo ta kuptoje se cfare plehrash antishqiptare jeni ju te kesaj mender gazete. Gjithashtu do te benit mire qe te derronit edhe emrin por jo kuptimin duke u quajtur, KARANDASHI,

  3. Beni mire qe mbani nje qendrim te tille qe kushdo ta kuptoje se cfare plehrash antishqiptare jeni ju te kesaj mender gazete. Gjithashtu do te benit mire qe te derronit edhe emrin por jo kuptimin duke u quajtur, KARANDASHI,

  4. Sy per sy rrena! Ai thot i ka permbushur te gjitha kushtet! Lapsi: Ka permbyshur nje kusht! Edhe fale jush Rama ka per tu bere mbret. Faleminderit per kontributin o inaçora te papare!

  5. Meqë Brukseli i çoi mesazh Berishës duke i treguar vendin, ata bëjnë sikur nuk e kanë mendjen se çfarë ka ndodhur, duke e lënë Berishën vetëm.

    Kjo e ka kthjelluar Berishën dhe e detyroi të lëpinte atë që kishte pështyrë. Eshtë mirë të lajmërojë ndërkohë dhe Kaç Islamin dhe bashkëpunëtorët e Metës t’i fshijnë postimet që tregojnë se ata e prisnin lajmin e rremë që kishin bërë vetë dhe sapo doli i bënë jehonë.

    Jo se do t’i thërrasë dikush dhe ata, por nuk është mirë të duket që Meta dhe Basha tallen me Berishën duke e përdorur si dordolec për të trembur Perëndimin për reformën në drejtësi.

    Se “dordolecët” janë ca shkopinj druri që i veshin me rroba si plak, për të trembur njerëzit. Ato janë qënie pa shpirt dhe nuk kanë frikë. Kurse Berisha është një plak i mbështetur në shkop, por ndryshe nga “dordolecët” me lecka, ka akoma shpirt dhe natyrisht, ka akoma frikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu