• |
ide | kryesore

Varianti i ri i Covid-19, Kosova pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas shfaqjes së variantit të ri të Covid 19, ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka vendosur pezullimin e të gjitha linjave ajrore të fluturimit në Aeroportin “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Kosovë dhe anasjelltas. Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSH-ja ka njoftuar se të gjithë qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe në pikat tokësore detyrohen të vetizolohen për 14 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

Varianti britanik ka rreth 20 mutacione, përfshirë disa që ndikojnë në mënyrën se si ai bllokohet në qelizat njerëzore dhe i infekton ato. Këto mutacione mund të lejojnë që varianti të replikohet dhe transmetohet në mënyrë më efikase, rreth 70% më shpejtë se ai i zakonshmi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *