• |
ide | kryesore

Video/ 0-0 me Tiranën, por Kukësi i anullohet goli: Gega tërbohet me arbitrat, Dede “këtë skuadër gjeti”

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk ka fitues mes Kukësit e Tiranës, që prodhuan raste, polemika, por jo gola të vlefshëm, në një rezultat që natyrisht bën të lumtur Vllazninë kryesuese. Sfida që mbylli javën e 10 të Superiores ndoshta zhgënjeu pritshmëritë për një futboll të bukur, por u luftua nga dy skuadra që dëshironin të vazhdonin momentin e tyre pozitiv.

Kukësi u rrit në pjesën e dytë dhe ndeshja mund të kishte marrë rrjedhë tjetër në golin e anulluar të Eze, që ishte edhe pika që shkaktoi polemika. Në minutën e 59-të, sulmuesi arriti të realizonte në portën e Bekajt, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Një vendim që “tërboi” kuksianët, që duket se kanë të drejtë në pamjet e përsëritura: “Besoj se lojtari i Tiranës ka qenë më mbrapa se Eze. Arbitrat ishin gjashtë duhet ta kishin parë më me qetësi. Arbitri anësor ka qenë me pak vonesë. Unë s’kam bërë protestë, stoli, po reagoi, por unë doja të përqëndrohesha te ndeshja – ka thënë Gega pas ndeshjes -.
Nuk dua t’i rëndoj arbitrat. Kur nuk është e qëllimshme, për mua është diçka pozitive. Nuk mund të japim ngjyra, vërtet nuk e pashë se isha diagonal me arbitrin e katërt”.

Blutë mund të kapen edhe me fatin e keq, në goditjen e traversës nga Gashi, ndërsa në sekondat e fundit, Ernest Muçi kishte shansit për të vendosur ndeshjen e për ti dhënë Dedes më shumë se një pikë që e mban me 14 pikë në vendin e gjashtë: “Unë këtë skuadër kam gjetur, po mundohem të marr maksimumin nga këta lojtarë. Kampionati është i gjatë, ngarkesa është e madha. Kemi dhe lojtarë që presim të rikthehen. Duhet të pranojmë realitetin. Në këtë gjendje që jemi ky është 70%-80% i skuadrës. Ka lojtarë që po japin mbi 100% e tyre. Dua t’i komplimentoj” përfundoi Dede.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *