• |
ide | kryesore

Video/ Partizani hakmerret, Duro nuk gabon asnjë ndeshje, Teuta gjen golat në Korçë, por kreu është i Vllaznisë

-Instant, F1, Sport, Video



Faza e dytë ka nisur dy fitore të vendasve e dy në transfertë, me skuadrat e Superiores që kanë larë hesapet e debutimit të kampionatit. Sukses jashtë fushës për Vllazninë e Teutën, respektivisht ndaj Apolonisë dhe Skënderbeut. Ndërsa Laçi i Shpëtim Duron merr rezultatin e tretë pozitiv radhazi në tre takime me teknikun në pankinë, ndërsa Partizani hakmerret ndaj Kastriotit, që i kishte shkëktuar humbjen e parë në kampionat.

Vllaznia ia ka dalë të mposhtë minimalisht Apoloninë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore, duk u ngritur në këmbë pas humbjes me Lacin. Ishte ndeshja e duhur për Brdaric për të vazhduar rrugën në krye të renditjes, edhe pse këtë herë nuk rezultoi e lehtë. Ndeshja nisi keq për shkodranët, të cilët u rrezikuan disa herë në fillim nga Apolonia. Kuqeblutë megjithatë goditën në momentin më të përshtatshëm, duke kaluar në avantazh me Ardit Hoxhaj në minutën e 40’. Sulmuesi shfrytëzoi krosimin e Gurishtës, duke e dërguar topin në rrjetë. Në pjesën e dytë të besuarit e Brdaric kontrolluan ndeshjen, për të marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në krye të renditjes.

Partizani rikthehet te fitorja pas 4 javësh. Skuadra e Ilir Dajës clirohet nga shterpësia e 360 minutave pa shënuar, edhe pse minutazhi shkoi shumë më tepër, duke qendë se vetëm në 5 minutata e fundit Kastrioti u dorëzua në golat e Carës e Asanit. “Demat e Kuq” mposhtën me rezultatin 2-0 Kastriotin, në një sfidë të dominuar nga kryeqytetasit, por që pavarësisht epërsisë në lojë, duhej pritur minuta e 86 kur Cara shënoi me kokë i vetëm brenda zonës, duke kthyer entuziazmin në kampin kryeqytetas. Për të vulosur fitoren mendoi Jasir Asani, i cili realizoi në minutën e 94-t me 11-metërsh, duke kompletuar hakmarrjen e të kuqve, ndaj atyre që i shkaktuan humbjen e parë në debutim në këtë kampionat.

Laci i Shpëtim Duros merre rezultatin e tretë pozitiv radhazi dhe situata e renditjes së kurbinasve, me teknikun e ri në pankinë është përmirësuar ndjeshëm: 7 pikë në 3 ndeshje dhe vendi i 5 me 14 pikë për bardhezinjtë, që janë vënë në ndjekje të kreut. Kundër Bylis, rivali tradicional i kurbinasve, avantazhin e ka shënuar Xhixha në minutën e 33, duke i hapur rrugë fitores së Lacit, pikërisht në ditën që ishte njoftuar largimi i Tekos. Bylis nuk mundi të reagonte, i shtrënguar në presingun e bardhezinjve, që mbyllën llogaritë në pjesën e dytë me Lushkjan.

Shpërthen me fitore e gola edhe Teuta: kishte shënuar 5 gola në 9 ndeshjet e fazës së parë, tre i shënon vetëm në javën e parë të fazës së dytë në 1-3 me të cilin u imponua në Korcë kundër Skënderbeut. E megjithatë, në notat pozitive të identifikuara nga Martini në përfundim të ndeshjes ka qenë edhe një negative: durrsakët reagojnë edhe një herë pas pësimit të golit. Penalltia e Bregut, që i dha avantazhin Teutës kundër ish-skuadrës së tij u fashit nga barazimi i Pusit dhe vetëm atëherë erdhi dygolëshi i Krasniqit, që zgjidhi ndeshjen. Sulmuesi kalon kështu ngërcin pas atij rasti të humbur me portë bosh kundër Apolonisë, ndërsa Teuta e sheh veten në vendin e katërt, por me pikë të barabarta me Partizanin e Kukësin e vendit të dytë e të tretë (16).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *