• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shpallet fituesi i Festivalit të Këngës në RTSH

-Instant, Arkiva, F1, Paparazzi



Ka përfunduar festivali i 59-t i Radio Televizionit Shqiptar, duke përzgjedhur edhe këngëtaren fituese.

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurvizion fillimin e vitit të ardhshëm.

Në vend të dytë, Sardi Struga, ndërsa në vend të tretë është renditur Festina Mezini.

Teksti i këngës fituese “Karma”:

Zoti nuk ma fal

Jeta si në përrallë më kish llastuar
Lart në qiell si një yll jetoja unë
Qeshja si e marrë kur ti rënkoje
E pashpirt, vetëm veten doja shumë

Zoti nuk ma fal
Bota mbi mua ra
Më ike ti, më ikën miqtë
As dritë nuk kam
Zoti nuk ma fal
T’thirra por sot nuk kam
Lotët mbledhur në dorë
Të ndryshkur janë

Se të kërkoja nëpër zemra bosh
Dhe e kuptoja asgjë nuk më josh
E vetme jam
Po, e vetme jam
Kur unë rënkoja, qeshje si i marrë
E meritoja unë tërhiqem zvarrë
Fajtore jam
Po, fajtore jam



2 Comments

  1. Anxhela eshte si shpirt por ky festival eshte nje turp publik nga nje televizion publik. Cilesia e transmetimit ishte per ibret, kamera dhe regjia televizive shume jo profesionale. Pa marre parasysh faktin qe asgje nuk ishte live, as kendimi. Mashtrim publik i nje televizioni qe rron me parate e taksapaguesve. E njejta gje edhe me vleresimet. Publikut i duhet vetem te paguaje taksa por nuk mund te jete pjese e vendimit se me cilen kenge deshiron te perfaqesohet por kjo i lihet ne dore nje jurie me moshe mesatare 100 vjeç e cila funksionon ne menyre plotesisht jo transparente. Mashtrimi shkon me tej kur premtohet se antaret e jurise do e benin publik votimin personal, por si gjithome edhe ky nje fake news. Turp RTSH!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *