• |
ide | kryesore

Agnelli, urimi i Krishtlindjes dhe një premtim: “Do të luftojmë deri në fund për titullin e dhjetë”

-Instant, Sport



Andrea Agnelli i shkruan tifozëve të Juventus në vigjilje të festave të Krishtlindjes e premton betejë në prag të rifillimit të kampionatit: “Do të luftojmë deri në fund për titullin e 10 radhazi – shkruhet në mesazhin e drejtuar për forumin Vecchiasignora.com – Të ndërgjegjshëm për forcat tona, në këtë moment dramatik për industrinë në të cilën punojmë”.

Me një Juve në vendin e gjashtë në klasifikim e – 10 nga kreu (edhe pse me një ndeshje ende për të luajtur), Agnelli ka dashuri të karikojë ambjentin bardhezi, pa harruar urimet e Krishtlindjes në përfundim të një viti të vështirë për të gjithë: “Mbyllim një vit që askush nuk e kushte imagjinuar se do ta jetonim. Mendimi i parë iu drejtohet të gjithëve ju e të dashurve tuaj… Shpresoj që të jeni të gjithë mirë, edhe pse e di që nuk është kështu. Kemi humbur familjarë e miq, e kemi të vështirë në punë… Të gjithë. Unë përfshirë, ne përfshirë. Hapim dyert për 2021 duke uruar qetësi e lumturi, këtë herë me më pak retorikë se zakonisht”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *