• |
ide | kryesore

Basha uron Krishtlindjet: Le të shohim me shpresë përpara

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Basha thekson se gjatë këtij viti janë kaluar ditë të vështirë, duke shtuar se duhet të shohim me shpresë përpara.

Postimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha:

Të dashur besimtarë të krishterë, ju uroj nga zemra Krishtlindje të Gëzuara!

Kjo Krishtindje nuk është e zakonshme. Gjatë këtij viti kemi kaluar vështirësi të mëdha, kemi përjetuar dhimbje dhe ndarje fizike dhe kemi ndjerë mall për më të dashurit tanë. Por në të njëjtën kohë, kemi patur mundësi të shohim më qartë ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar realitetin tonë.

Le të shohim me shpresë përpara, sepse siç thuhet edhe në librat e shenjtë, pas errësirës vjen drita. Si një familje e madhe të ndërtojmë me dhembshuri dhe kujdes për njëri-tjetrin të sotmen dhe të nesërmen tonë.

Gëzimi i kësaj nate i mbushtë zemrat tuaja e Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar dhe Krishtlindje të bekuara!



1 Comment

  1. Për ta bërë më të thjeshtë, pretendimi i Ilir Metës atëhere, ishte se sipas Kushtetutës, radha e plotësimit të vakancës është presidenti, Kuvendi, Gjykata e Lartë.

    Interpretimi normal është që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ofron vakancën së pari presidentit, së dyti Kuvendit e së treti Gjykatës së Lartë. Pastaj koha kur ata e plotësojnë, nuk ka të bëjë me radhën, pasi është vendim i tyre.

    Nëntë muaj më parë kriza me Ilir Metën ishte se ai nuk dekretoi vakancën e plotësuar nga Kuvendi, pasi ai kaloi afatin një mujor, por pranoi atë që dekretoi vetë, pasi e dogji afatin.

    Por dje nuk veproi ashtu. Edhe këtë radhë vakanca e parë ju dha presidentit, e dyta Kuvendit. Por Kuvendi e miratoi sërisht para tij vakancën e vet dhe Ilir Meta e votoi dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *