• |
ide | kryesore

Bilanci i SPAK në një dokumentar/ A duhet besuar dyshja Kim-Kraja

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kryeprokurori i SPAK Arben Kraja ka dhënë një intervistë në një vjetorin e themelimit të këtij institucioni të drejtësisë së re, duke premtuar dhënien fund të pandëshkueshmërisë. “Në Shqipëri ka patur një histori të gjatë të pandëshkueshmërisë. Çfarë do me thënë kjo? Në gjithë botën kryhen shkelje të ligjit, kryhen vepra penale, por strukturat ligjzbatuese, organet e prokurorisë dhe gjykatat i ndërshkojnë ata që kryejnë vepra penale të tilla. Tek ne, kemi histori pa fund të mosndëshkueshmërisë që, dmth, që në publik kanë dalë fakte, kanë dalë prova me pamje, me deklarime etj., me radhë. Por që nuk janë ndërshkuar, nuk kanë marrë atë që meritojnë. Në këtë sens, kjo kategori njerëzish që quhen të pandëshkueshëm,  padiskutim që do të jenë subjekt i Spak-ut në mënyrë të vazhdueshme” ka thënë ai në një bisedë të gjatë me gazetaren Anila Hoxha për emisionin 31 minuta në TVSH.

Kësaj interviste  i ka bërë jehonë edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë.

Në një reagim në Twitter, ku ka postuar dhe intervistën e kryeprokurorit Kraja, Kim thotë se “SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021”.

Por njëkohësisht me këto deklarata entuziaste, emisioni ‘Vetting” në ABC ka publikuar edhe ai një dokumentar në një vjetorin e SPAK, ku i referohet historisë më të turmpshme të këtij institucioni në këtë vit të parë të punës së tij.

Kronologjia/ Si u shkërmoq “dosja 184” për vjedhjen e votave në Dibër

Në dokumentar raportohet se si, zyrtarët e lartë të përfshirë në dosjen 184 të vjedhjes së votave në Dibër i shpëtuan hetimit, pasi prokuroria e Posatçme rrefuzoi ta hetojë këtë dosje duke pretenduar se kjo masakër elektorale nuk ishte vepër e një grupi të strukturuar kriminal.

Ia vlen të shihet ky dokumentar (linku këtu poshtë) për të parë një anë të ndryshme të gjuhës lavdëruese që përdor Arben Kraja dhe të toneve optimise që rezaton ambasadorja Kim.

Vetëm pasi ke ndekur “SPAK në rrënojat e tërmetit 184” mund ta kuptosh më lehtë se si po evoluon beteja me pandëshkueshmërinë për të cilën flet derejtuesi i Prokurorisë së Posatshme.

©Lapsi.al     

 



19 Comments

  1. Keshtu tha dhe Tik Llalla dhe Luja per peshqit e medhenj dhe mender jush ben nje M… t. Tani na del ky ish hetusi diktatures Kraja dhe Yuri si e pagabueshmja dhe mendjendritura qe ka shpikur vaksinene kovidit te na premtoje dhe ilacin e pandershkushmerise me perberes hajduto-mashtrues-rilindas.

  2. PO ÇBESIM DUHET ME PAT . KY HETUES I QOFTLARGUT , KJO INVESTOI DHE DESHTOI POR QE TE MOS QUHET DESHTIM PO NA PJELLIN NJE MONSTER QE EDHE VETE NUK E DINE SE ÇSOJ DO TE JETE . KETU KA DESHTUAR GJITHÇKA , VETM ME REVOLUCION RREGULLOHEN GJERAT , NDRTSHE PRANGAT I KEMI PAK.

  3. A te rente -Dambllaja-mu ne prapanicet moj -Kineze-ti u bere bythe e breke me qeverine .Spakun kush e zgjodhi moj?Ndyresirat e kesaj qeverie qe u quajten -Vetingashet-,dhe ke ndermend ti qe keta te luftojne ,korupsionin ,krimin ,as mos te,te skoje ne mendje kurre .

  4. Allah, Allah o rrezil, o katil, Allah, Allah.
    Shtrojani udhen Hither e Shtog turfenda.
    Rrih zinxhir e kamzhik batrema.
    Lehni laro; Hosana Berisha!

  5. Allah, Allah o rrezil, o katil Allah, Allah.
    Shtrojani udhen Hither e Shtog turfenda.
    Rrih zinxhir e kamzhik baterma.
    Lehni Laro kaba; Hosana Berisha!

  6. Do bejme Shkulqenin gjykates nderkombetar dhe do te gjeje hilete e botes.
    Karrlliqe shqiptaresh qe nuk duan vehten.
    Duam rregullin e diktatures por jeten e duam demokrate.
    Cfsre deshet ate morret.Gjarperi dhe iriqi jetojne bashke ne paqe.
    Zvarre duhet te na marrin amerikanet ashtu sic e cliruan Kosoven duke terhequr zvarre gjithe europen dhe gazetaret demokrate.

  7. Bilanc I shkelqyer sipas shoqes Kimete,ja pershembull spaki nuk e denoj njerin per 1000 leka ,krim I rende ,hajdutet e votave u denuan po ,qe te hane te pa shqetsur kaposhin e vitit te ri ne shtepi ,u denuan ,po tani se fundi banda e Bajrave ,u denuan apo jo ,po barbaret e prishjes se teatrit ,nuk I denoj spaki me burg te perjetshem ,prandaj spaki I ve kapak ceshtjeve se qelbin hunden e Ramiut dhe kjo gje si ben mir per zgjedhjet gerdalles.

  8. Për ta bërë më të thjeshtë, pretendimi i Ilir Metës atëhere, ishte se sipas Kushtetutës, radha e plotësimit të vakancës është presidenti, Kuvendi, Gjykata e Lartë.

    Interpretimi normal është që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ofron vakancën së pari presidentit, së dyti Kuvendit e së treti Gjykatës së Lartë. Pastaj koha kur ata e plotësojnë, nuk ka të bëjë me radhën, pasi është vendim i tyre.

    Nëntë muaj më parë kriza me Ilir Metën ishte se ai nuk dekretoi vakancën e plotësuar nga Kuvendi, pasi ai kaloi afatin një mujor, por pranoi atë që dekretoi vetë, pasi e dogji afatin.

    Por dje nuk veproi ashtu. Edhe këtë radhë vakanca e parë ju dha presidentit, e dyta Kuvendit. Por Kuvendi e miratoi sërisht para tij vakancën e vet dhe Ilir Meta e votoi dje.

  9. Per cfar drejtesie behet fjale,eku ka dretesi ne kete vend .Ramiu i ka shtire te gjitha tentakulat per te kapur te gjitha pushtetet,.Te mos harrojme qe edhe ky kry m.vjen i lindur nga mitra e ppsh ,pra nga bushtra e komunizmit bem baba tw tw ngjaj .Nje dicka doja te dija kjo zonja e ShBA a e di kush eshte ne krye te spakut nje ish hetues i regjimit komunist,apo dhe kjo do te ket qene antare e PPSH ,se.

  10. Zonja Kim jeni një hipokrite e madhe ,me kete spak nuk mund të behet drejtësi ,ky regjim nuk lejoi të bënte drejtësi as prokurorinë e krimeve të rënda duke transferuar prokurorët që kishin në duar qështjet e nxehta por hipokrizia një ditë do të mbarojë e vërteta nuk mund të mbulohet ,atë që ke mbjelle në vendin tonë do ta korresh në atdheun tënd zonja Kim

  11. Duhet kushtetite e re duhet referendum.popullor qe te zhbeje drejtesine komuniste rilindase te financuar nga deshtaket nderkombetare qe e quajne sukses reformen ne drejtesi pikerisht sepse deshtoi me sukses ashtu sinisjte projektuar. Znj. Kim e Soreka e cdo ambasador qe e quan sukses mereni dhe implementojeni ne vendetvtuaja dhe qendroni 3 vjet pa gjykate kushtetuse dhe ta shijoni suksesin ne vendin tuaj te drejtesise qe na ofruat ne duke na cuar ne diktature.

  12. opozita dhe mediat afër saj kanë trajtuar faktin që Greqia do zgjerohet me 12 milje në detin Jon si rrezik që po i kanoset Shqipërisë. Mbi këte argument, kanë sulmuar me tej kryeministrin Rama.

    Por si është e vërteta e thjeshtë e kësaj historie?

    Fakti është se Konventa është shumë e qartë dhe historia dihet botërisht: Ku ka mbi 24 milje, palët zgjerohen nga 12 milje secila. Ndërsa ku ka më pak se 24 milje, ose negociohet ose shkohet ne Gjykatë Nderkombetare. Shqipqria dhe Greqia kanë negociuar përmes Saliut dhe Lulit ku dhe falën detin. Partia Socialiste dhe Edi Rama e çuan në Kushtetuese e cila e rrëzoi marrëveshjen e Berisha-Basha, pasi këta (që sot sulmojnë) kishin bërë në fakt tradhëti kombëtare. Në 20 tetor, gjatë takimit me Edi Ramën, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pohoi se çështja e detit Shqipëri-Greqi do të shkojë në Gjykatën e Hagës për të marrë një zgjidhje.Besoni stresin salih o shpellkare

  13. Ne Shqiperi te besueshem vetem Birn dhe Lapsi

    Sa per SPAKU apo ambasada e cituar jane plotesisht te pabesueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *