• |
ide | kryesore

Franca aprovon përdorimin e vaksinës së prodhuar nga Phizer, fillon imunizimi të dielën

-Instant, Lajme, Planet



Këtë të enjte Franca ka miratuar përdorimin e vaksinës së prodhuar nga kompania amerikane Phizer dhe ajo gjermane BionTech. Të gjithë pacientët më të rrezikuar do të imunizohen duke filluar që nga dita e dielë. Përdorimi i vaksinës u aprovua për pacientët mbi 16 vjeç dhe çdo efekt anësor do të jetë në monitorim nga Agjensia e Kombëtare për Sigurinë e Ilaçeve.

Ky autorizim ndoqi rekomandimin e Bashkimit Europian dhe së bashku me Gjermaninë, Italinë dhe Austinë, Franca do të nisë vaksinimin të dielën. Franca do të marrë fillimisht 500000 doza dhe më pas edhe 1.5 milionë të tjera do t’i sigurojë në janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *