• |
ide | kryesore

Goditja e Vjosa Osmanit/ “Mashtrues, tinzar, marksist”, të gjitha epitetet me të cilat Rama ka tallur liderët e Kosovës

-Instant, Kryesore, Lajme

“Ka një qasje nacional- folklorike”. “Bën deklaratë në Shqipëri për të fituar vota në Kosovë”. Edi Rama nuk ka duruar dot pa goditur dhe presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. Ai, më në fund, gjatë një konference ka thyer heshtjen duke iu kundërpërgjigjur stuhisë që shkaktoi Vjosa Osmai gjatë qëndrimit 3 ditor në Tiranë.


Opinioni shqiptar është ndarë më dysh nëse presidentja në detyrë e Kosovës e kaloi masën me qëndrimet ndaj kryeministrit shqiptar apo jo. Ndaj dhe deklaratat e fundit të Ramës mund të shihen për disa me spimpati dhe për të tjerët me përçmim.


Lexo me tej:

Rama për deklaratat e Vjosa Osmanit në Tiranë: Propagandë për të fituar vota

Por, për të kuptuar se cili ka më shumë të drejtë në këtë përplasje arrihet në një përfundim më të përafërt nëse bën një bilanc të të gjitha marëdhënieve që Edi Rama ka pasur me liderët e Kosovës. Vetëm aty dallohet se konfikti i fundit nuk është thjesht një sherr me Vjosa Osmanin.

Edi Rama përfundoi në vendimin për ta hedhur në gjyq Ramush Haredinajn (ndonëse u tërhoq më pas) kur ky i fundit ishte kryeministër. Historia e konfliktit mes tyre pati një kronologji të gjatë. Fillimisht kryeministri i Shqipërisë e mbrojti homologun kosovar, kur ai vendosi të vërë taksën 100% ndaj prodhimesve serbe. Por, pas presionit ndërkombëtar, Rama e ktheu fletën po 100% dhe Haredinaj e akuzoi atë se gjatë samitin ndërkombëtar të Ballkanit Perendimor në Berlin, ai i kish bërë presion në sy të Merkelit dhe Makronit. Kaq mjaftoi që Ramushi të merrte epitetin gënjeshtar dhe të fshikullohej në një letër të gjatë publike se po nxirrte sekretet e takimeve ndërkombëtare.

Rama i përgjigjet Haradinajt: Nuk tregohen ato që fliten në samite

Në tetor 2019, Rama do ta padiste në gjykatë Haredinajn për një deklaratë që ai kishte bërë në 360 gradë: “Unë ndalova grabitjen e 10 miliardë eurove të minierës së Trepçës, që do të  realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme”, pati deklaruar Ramush Haredinaj. 

Në një tjetër konfikt do të prfshihej Edi Rama edhe me kreun e LDK-së Isa Mustafa, partia e të cilit i pati bojkotuar më parë në bllok fjalën para parlamentit kosovar.

Këtë radhë sherri nuk do të qe për shkëmbimin e teritoreve, por për planin serb të Mini Shengenit. Gjatë një interviste në televizionin T7 Rama e akuzoi Mustafën se ndryshe kishte folur me të kur ishin të dy kryeministra për planet për mini Shengenin dhe ndryshe fliste tani që nuk ishte në pushtet. Nisur nga kjo Rama e etiketoi me epitetin “tinzar” Mustafën. Shefi i LDK-së ia ktheu aty  për aty me një reagim në Facebook: “Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Por, sherret as nuk kanë filluar, as nuk përfundojnë me dy ish kryeministra që i ka etiketuar njërin si “mashtrues” dhe tjetrin si “tinzar”.

Plot një vit më parë nga deklaratat që bëri sot kundër Vjosa Osmanit, kryeministri i Shqipërisë arriti rekordin, kur në sy të Vuçiçit, gjatë një takimi me të në Durrës masakroi me radhë të gjithë liderët kosovarë.

Andi Bushati: Rama nuk është tradhëtari që duhet akuzuar, por sharlatani që duhet mëshiruar

Pas këtij spektakli të shëmtuar në shtypin e Prishtinës filloi një fushat linçimi kundër kryeministrit të Shqipërisë që e masakruan me fjalët më të rënda: “Esad Pashë”, “tradhëtar”, “të shitur”, “bërllog”, “qen i keq” ose “djall”. Ai u detyrua ti përgjigjej vetë kësaj batareje me një tekst të gjatë.

Po çfarë kishte ndodhur në dhjetorin e 2019, kur samiti për minishengenin zhvillohej në Tiranë? Liderët e Kosovës nuk pranuan të marrin pjesë në këtë nismë që shumkush prej tyre e etiketonte si themelimin e një Jugosllavie të dytë.

Në samitin e 21 dhjetorit Rama foli për të mirat e shengenit ballkanik. Ai tha se Kosova ishte futur në rrugë qorre, se ajo me mospjesmarrje po dëmtonte vetveten, duke e hedhur fajin krejtësisht mbi Prishtinën që ishte ftuar po kishte rrefuzuar.

Por ç’ndodhi, kur radha i erdhi Vuçiçit, ai u tregua i ashpër me kryeministrin tonë…

“U mërzita me mikun tim Edi që gjithmonë mbrohet. Pse duhet të mbrohet, nga çfarë duhet të mbrohet, që po përpiqemi për më të mirën për vendet tona? Që po mbrohemi nga ata që po përpiqen të na çojnë mbrapa në shekullin e 17-të?” tha ai.

Dhe menjëherë pas kësaj “vërejtjeje miqësore” të mikut seb Rama i ndryshoi tonet për liderët shqiptarë të Kosovës. Nga mbrojtja ai kaloi në sulm.

Mini Shengeni/ Rama godet Kosovën në sy liderëve ballkanikë

Nëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të vinte në këtë samit pasi Serbia nuk e njeh genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve, Rama ironizoi ata që deri para pak kohësh hanin e pinin në tryeza me liderët e Beogradit dhe tani bëjën sikur i shajnë. Aq i madh ishte halli i kryeministrit shqiptar sa edhe hashim Thaçin që kishte aleatin më të ngushtë e shiti këtë herë duke e akuzuar direkt si hipokrit që ha e pi me genocidistët.

Nëse kryeministri Ramush Haredinaj e cilësoi mini Shengenin një nismë që ka vetëm një qëllim, heqjen e taksës 100% ndaj produketeve serbe, Rama tha se ai është gënjeshtar dhe i paditur.

Nëse kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe Vetëvendosja organizuan protesta kundër Vuçiçit në Tiranë, Rama i talli si neo marksistë që kërkojnë vendosjen e masave proteksioniste duke huazuar grandomaninë e vendeve si Kina dhe ShBA. 

Madje me Kurtin përplasjet e Ramës kanë qenë evidente edhe në raste të tjera. Që nga qëndrimi për grevën e studentëve në Tiranë, mini Shengenin ballkani sipas njërit apo makro shengenin shqiptar sipas tjetrit e deri tek vrajsa e fundit e Klodian Rashës. 

Pra, po të shihet kryeministri ynë nuk e ka me fortunën e ngritur nga Vjosa Osmani të cilësi iu kundërpërgjigj sot. Ashtu si për futbollistët që kur bëjnë grevë ai i tall se sdinë të vrapojnë në fushë, ashtu si për studentët që kur protestojnë i quan ngelsa, ashtu si për ata që kur u prish shtëpitë i etiketon si çeçenë, ashtu si për aktorët e teatrit që kur mbrojnë godinën i tall si të paaftë, po njësoj se me gazetarët, presidentët, opozitarët vendas, po ashtu është sjellë Rama edhe me liderët e Kosovës. Ai nuk i ka shpëtuar dot tentimit për të zhvlerësuar, ironizuar apo ofenduar, këdo që nuk i shkon pas avazit apo ka një mendim të ndryshëm. Prandaj ai nuk e ka personale me Vjosën, as me presidentët apo kryeministrat e prishtinës, thjeshtë ka sindromën e një autokrati që nuk duron dot të mos i dalë e tija.   

©Lapsi.al

 

22 Comments

  1. O Ramazan, he u mendove nja 3 dite qe te justifikohesh? Ore nje pyetje, si ka mundesi qe asnje shtetar ne Kosove, as Albini as Vjosa as Hajradinaj, as Mustafa nuk jane dakord me ty? Thua valle ti i vetem ta kesh drejte dhe gjithe ata jane gabim?

    O delirant, e more ne qafe Shqiperi e Kosove bashke o te qifsha robt. Ti duhet te thyesh qafen me 25 Prill se kjo eshte emergjence kombetare. Ikja jote nga pushteti duhet futet ne kalendar si feste kombetare.

  2. Mashtrues ,pusht ,drogaxhi ,pervers,imoral ,tradhetar,qenef ,komunist me k te madhe ,gomar ,hajdut,frikacak ,i pabese dhe ne fund vemje e dale nga bytha e Nexhmie Hoxhes,ja ky je ti o ktye.k.

  3. Mashtrues ,pusht ,drogaxhi ,pervers,imoral ,tradhetar,qenef ,komunist me k te madhe ,gomar ,hajdut,frikacak ,i pabese dhe ne fund vemje e dale nga bytha e Nexhmie Hoxhes,ja ky je ti o krye.k.

  4. Rama eshte nje deshtake qysh kur ka lindur e tani ne qeveri.

    Kosoves ti haj mu..n, zagari I Vucic.

    Forca Kurti e Osmani

    Thaci ,Veseli e Rama ne burg si kriminela,hajduter e shites te interesave te vendeve te tyre.

    1. E ke gabim Dash. Rama nuk eshte deshtak, deshtake jane ata qe votojne nje person pa nder, pa din e pa iman si Rama. Rama eshte ai qe duan deshtaket. Ai qe duan njerezit qe iu pelqen kur vidhen. Ai qe e ka kuptuar se ne Shqiperi kane mbetur shume funderrira komuniste dhe ben si dora e tyre per te kete sa me shume jetegjatesi ne pushtet dhe mundesi per te vjedhur sa me shume. Eshte ai qe i iken Vjosa Osmanit nga parlamenti dhe nuk publikon asnje foto me te, por kur behet fjale per Vucic jo vetem qe ben foto, por bllokin gjithe Tiranen. Eshte ai qe tall bythen me gjithe deshtaket e kuq dhe ata deshtake vazhdojnr ta votojne sepse jane sadomazokiste. Eshte ai qe ben si trim kur eshte ne karrike, ama i dridhet zeri kur eshte ne opozite sepse eshte dhjaks me kategori maksimale. Rama nuk eshte deshtak, eshte votembledhesi i deshtakeve te kuq dhe kapobande qe fshihet pas te tjereve

  5. Po qëlloi djali i keq,pa kurrë një të mirë,atëherë,mos pritë siç thotë populli ndonjë hajr prej tij.Edi Rama pa keqardhje identifikohet lehtë nga kushdo.Këtyre ditëve ai i papërmbajtur e shëmtoi rëndë personalitetin e tij,në shumë drejtime.Unë si përgjigje po e shkëputi një thënie nga pasuria e gurrës popullore,e cila cilëson si duhet çdo dukuri mirë apo keq.Me një rast tregohet se djali i mirë e nderon babën,kurse i keqi i bën selam nënës.Zoti Rama kuptoje se katundi që shihet,nuk don kallauz.

    1. Meqe qenke ne Rinas, pas 25 prillit do ia mbathesh, apo do rrish ne Shqiperi? Me mire rri ne Shqiperi, do kenaqesh se do te ta bejne b*then te hedhe valle nga kenaqesia. Do behesh dora e Sorosit jr. dhe Veliajt

  6. Epo une nje pale bythe kam o ju marte dreqi! O do ta mbaj te tavolina e Mini Shengenit te Vucicit, o do ta mbaj ne parlament kur flet Vjosa Osmani.

  7. Heren tjeter protestuesit duhet te jene paqesore.nuk ka nevoje per gure,molotov,djegie kazanesh e pemesh plastike.te gjithe me nga nje litare ne dore se ky thone qe po pa litare,var veten.ketij qe nga 1988 nuk i lene litare afer se kane frike.edhe kur takon blegtoret ata i kane lopet pa litare. Vjollca Osmani heroine.

  8. Kosova vend fqinj qe ka probleme me veten e sa thote i gjati ine . Mjafton kjo per te te perzere me peshtyma surratit dhe shqelma b*thesh nga ky vend . Ne parlament nuk shkon kur flet presidentja e vendit sivlla , zonja Osmani. Atehere , ça duhet te beshe me shume per tu dorehequr ?
    Nje pyetje kisha per ty o i gjati ine , po te fal gjithçka thua dhe gjithçka bene , po ku e dije ti se ç’fjalim do mbante zj.Osmani kur ti paraprkaisht nuk shkove ne parlament ? Je shume qesharak o i gjati ine o deshtak i nje populli naiv .

  9. Fajin mos e kerkoni te Edvini !?Edvini eshte i mbaruar,imagjinoni alkolin dhe tavolinen me mall ne Beograd dhe muzika karaoke e Daçiç,biondet dymetroshe,mes shaleve te mallisteve te atyndodhur dhe blicet qe shkrepen nga lart dhe shantazhi eshte super i garantuar !Thua te kete njohuri Batoni qe ishte aty me te ?Ta kete çuar ne ate dere njeriu i padukshem i Beogradit Zyrtar ?
    Ajo qe eshte e sigurte eshte se Edvini po sherben me apo pahir per interesat joshqiptare !Ne fakt Ai e ben me kenaqesi pasi nuk e do ate pjese te Shqiperise qe quhet Veri,kurrsesi jo !

  10. Kryeministri ( ne fakt kryemashtruesi) qe e leshon gjuhen pa fre,sa here duhet te flase per Kosoven, duhet ta dije se problem ne kete rajon qe tash e kane pagezuar si Ballkani perendimor, ka qene dhe vazhdon te jete nacional shovinizmi serb!
    Nuk e di se sa jehone kane dhe do kene kualifikime te tilla si nacional folklorizem dhe ne veshet e kujt.
    Por ne e dime dhe eshte fakt. Nacional shovinizmi serb ishte arsyeja pse bota mbare u ngrit dhe reagoi si asnjehere me pare ne histori,duke derdhur lume bombash mbi Serbi!
    Asgje ne thelb nuk ka ndryshuar ne politiken serbe,edhe pas asaj nderhyrje nderkombetare te ’99-tes.
    Edhe nje tentative per ndryshim kursi nga Gjincic mbeti e vrare nga plumbat e “crna rukes”, dores se zeze ne mes te Beogradit!
    Ne fakt eshte Rama qe ben fushate me te tilla deklarata,t’u vije ne ndihme, me aq sa mundet ne keto dite te veshtira, miqve te tij te hallakatur!!!!….

  11. Të gjitha ato epitete që konsideron të tjerët ai ika vetë duke qenë kampion.Një fjalë e urtë jonë si thotë ,i shari të shan.Vetëm enveristët në Kosovë e duan ,asnjë tjetër.Dhe Thaçi që ky “udhëheqësi i inë global”e konsideronte mik ka ndryshuar mëndje mëndjen për të.

  12. opozita dhe mediat afër saj kanë trajtuar faktin që Greqia do zgjerohet me 12 milje në detin Jon si rrezik që po i kanoset Shqipërisë. Mbi këte argument, kanë sulmuar me tej kryeministrin Rama.

    Por si është e vërteta e thjeshtë e kësaj historie?

    Fakti është se Konventa është shumë e qartë dhe historia dihet botërisht: Ku ka mbi 24 milje, palët zgjerohen nga 12 milje secila. Ndërsa ku ka më pak se 24 milje, ose negociohet ose shkohet ne Gjykatë Nderkombetare. Shqipqria dhe Greqia kanë negociuar përmes Saliut dhe Lulit ku dhe falën detin. Partia Socialiste dhe Edi Rama e çuan në Kushtetuese e cila e rrëzoi marrëveshjen e Berisha-Basha, pasi këta (që sot sulmojnë) kishin bërë në fakt tradhëti kombëtare. Në 20 tetor, gjatë takimit me Edi Ramën, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pohoi se çështja e detit Shqipëri-Greqi do të shkojë në Gjykatën e Hagës për të marrë një zgjidhje.

  13. Njêsia për matjen e gjatësisë është milimetri, ajo për matjen e peshës miligrami; kurse për matjen e budallallëkut është miliRami. Përdoret mili sepse një Ramë shërben për matje planetare.

  14. Eshte thjeshte nje kalama bythe qe e trajton politiken nderkombetare si ajo loja e kalamajve poshte pallatit.Ai eshte forma me e keqe e gjinise mashkullore i cili mund te kete gjithcka pervec burrerise.Shikoni dhe Lali sdromsin i cili perpiqet ta imitoj sipas menyres se tij edhe ai ne nje trajte mashkullore shume te urryeshme.Keta lloj vemjesh jo qe nuk duhet te jene ne krye te shtetit por dhe ne jeten e perditshme si njerez normal nuk duhet ti kesh afer,as si komshinj,kolege pune apo miq brenda rrethit shoqeror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu