• |
ide | kryesore

Hoti: Partia nuk ka vendosur ende për kandidatin për kryeministër, sfidë mbetet organizimi i zgjedhjeve

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se organizimi i zgjedhjeve në kohë pandemie do të jetë një sfidë më vete. Ai nuk ka sqaruar nëse do të rikandidojë për postin e kryeministrit të Kosovës, duke thënë se kjo është një çështje që i mbetet strukturave të LDK-së për ta vendosur.

“Organizimi i zgjedhjeve në kohë pandemie vërtetë ka me qenë sfidë por tani ky është vendim që nuk diskutohet dhe ne duhet të bëjmë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe të gjitha institucionet përkatëse që janë përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, do ta kenë mbështetjen e plotë edhe te qeverisë, edhe institucioneve tjera për të organizuar zgjedhje të lira e demokratike”, tha Hoti. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë vendimin që vota e deputetit Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti, ishte e pavlershme. Vendi pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *