• |
ide | kryesore

Meta: Pse nuk jam ende entuziast për Gjykatën Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se nuk ka shprehur entuziazëm për funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij nuk kemi një Gjykatë, por kemi vetëm një trupë. Në një intervistë në Syri Tv, Meta deklaroi se nëse Gjykata Kushtetuese shpall legjitime zgjedhjet e 30 qershorit, atëherë ajo është e vdekur.

“Vlerësimi im është ky. Derisa ti bën një zgjedhje antikushtetuese me qëllim nëpërmjet kësaj zgjedhje që të bësh të gjithë procedurat organizative të drejtësisë së re të këtij sistemi përmes një njeriu të zgjedhur në mënyrë të njëanshme, sigurisht që ne shikojmë rezultatet, dhe shikojmë që mbyllen të gjitha çështjet serioze, lirohen grupet kriminale me lloj-lloj teknikalitetesh para zgjedhjeve, nuk hetohet askush për këto çështje.

Meqë kemi rastin e Gjykatës Kushtetuese, kemi edhe faktin që të gjithë përgjegjësit e mosngritjes së kësaj gjykate që Presidenti i ka çuar në SPAK dhe Prokurori dhe që janë vërtetuar edhe nga Komisioni i Venecias si përgjegjës për gjithë incidentet e rënda që sollën në këtë situatë të Gjykatës Kushtetutës, ndaj në këtë drejtim përpjekja për kapjen e Gjykatës Kushtetuese vazhdon.

Prandaj edhe unë nuk kam shprehur ndonjë entuziazëm, sepse ne kemi një trupë, por nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale, që të japë vendim në emër të popullit dhe sovranitetit të tij. Ne kemi vetëm 6 gjyqtarë, që mund të mblidhen por nuk mund të marrin një vendim, se mund të bëhen 4-2 ose 3-3.

Por nuk do hyj në kalkulime të tilla. Dy arsye që ne duhet të kemi në vëmendje. Shqipëria është pa gjykatë Kushtetuese sepse mazhoranca bëri gjithçka për ta kapur atë. Nuk e kapi atë për shkak të qëndresës së Presidentit. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk do të ndalojnë përpjekjet për ta kapur Gjykatën Kushtetuese. Çfarë ndodhi në seancën e fundit të korrikut pasi Komisioni i Venecias dha opinionin e tij.

Në seancën e fundit të korrikut në mënyrë të njëanshme edhe në kundërshtim me atë që ka sugjeruar Komisioni i Venecias u ndryshua ligji për betimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë te Presidenti, që nuk është një akt ceremonial por edhe një akt verifikimi dhe kjo natyrisht që është një akt i njëanshëm, dhe kur ndodh pas një klime bashkëpunimi, ka diçka të mbrapshtë.

Një Gjykatë Kushtetuese e cila shpall legjitime zgjedhjet e 30 qershorit është e vdekur. Dhe të jeni të sigurt që nuk hapen negociatat. Ato që kanë vendosur zgjedhjet e 30 qershorit si kusht, e dinë fare mirë se çfarë janë zgjedhjet e 30 qershorit. Shqetësimi im për Gjykatën Kushtetuese nuk është kjo çështja, se kjo mund të jetë e partive. Nuk duhet ta reduktojmë fuqinë e Gjykatës Kushtetuese te zgjedhjet, sepse Gjykata Kushtetuese është garante jo vetëm e popullit shqiptar por edhe e shtetit shqiptar”, – deklaroi Presidenti.



2 Comments

  1. Për ta bërë më të thjeshtë, pretendimi i Ilir Metës atëhere, ishte se sipas Kushtetutës, radha e plotësimit të vakancës është presidenti, Kuvendi, Gjykata e Lartë.

    Interpretimi normal është që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ofron vakancën së pari presidentit, së dyti Kuvendit e së treti Gjykatës së Lartë. Pastaj koha kur ata e plotësojnë, nuk ka të bëjë me radhën, pasi është vendim i tyre.

    Nëntë muaj më parë kriza me Ilir Metën ishte se ai nuk dekretoi vakancën e plotësuar nga Kuvendi, pasi ai kaloi afatin një mujor, por pranoi atë që dekretoi vetë, pasi e dogji afatin.

    Por dje nuk veproi ashtu. Edhe këtë radhë vakanca e parë ju dha presidentit, e dyta Kuvendit. Por Kuvendi e miratoi sërisht para tij vakancën e vet dhe Ilir Meta e votoi dje.

  2. Asnje gje te vertete nuk thote…!!!
    Asnje veprim legal nuk ka kryer ne te gjithe jeten e Tij dhe, jo me, ne te ashtuquajturen reformim ne Drejtesi…!!!
    Asnje veprim legal nuk ka as ne veprimet e Tija ne lidhje me GjK-ne…!!!
    Nese pranojne dhe ligjerojne paligjshmerite e Tija atehere eshte e Gjalle ne te kunderten eshte e Vdekur…!!!
    Ne veprimet e GjK-se dhe ne te gjithe veprimet e te ashtuquajtures reformim ne Drejtesi nuk ka asnje veprim legal dhe, ne te gjithe paligjshmerite e mesiperme eshte padiskutim pjese perberese edhe shoku Ilir (qe, nuk paska qene i persekutuar por, gjithmone i privilegjuar…)
    Mjerim pa fund…
    Fatkeqesi per kete popull….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *