• |
ide | kryesore

Nis shpërndarja e vaksinave BioNTech kundër COVID-19 në Evropë

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Pasi u miratuan nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), dozat e para të vaksinës BioNTech/Pfizer kundër koronavirusit u shpërndanë sot në vendet e Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian shpërndau një video në Twitter që tregon vaksinat duke u paketuar me kujdes dhe si dërgohen në 27 vendet anëtare të BE-së.

“Këto vaksina së shpejti do të mbërrijnë në destinacionin e tyre për t’u përdorur gjatë Ditëve të Vaksinimit të BE-së më 27, 28 dhe 29 dhjetor”, shkroi KE-ja në një postim në Twitter.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen mirëpriti shpërndarjen e vaksinave të para kundër COVID-19 për anëtarët e bllokut.

“Pas disa ditësh, evropianët e parë do të vaksinohen. Vaksinat do të jenë në dispozicion së shpejti për të gjithë”, shkroi ajo në Twitter.

BE-ja ka arritur marrëveshje me gjashtë kompani që kanë kryer deri më tani testime “premtuese” të vaksinave dhe ka vendosur të blejë rreth 2 miliardë doza vaksinash, përfshirë 300 milionë nga Pfizer dhe BioNTech.

Blloku nënshkroi kontrata me Moderna, AstraZeneca, CureVac, Johnson&Johnson dhe Sanofi-GlaxoSmithKline.

Agjencia e BE-së, EMA, që autorizon përdorimin e ilaçeve në të gjitha vendet anëtare, pritet të përfundojë rishikimin e saj të vaksinës Moderna deri më 6 janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *