• |
ide | kryesore

Përplasja me armë, policia zbardh dinamikën e ngjarjes në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë raportohet nga Elbasani. Një qytetar është duke qëlluar me armë në mënyrë të pakontrolluar. Deri më tani mësohet se nuk ka persona të lënduar. Nga të dhënat e para bëhet fjalë për një 45-vjeçar, i identifikuar si Josif Kavaja, që ka kundërshtuar kontrollin e banesës dhe më pas ka qëlluar me armë policinë dhe tani po qëllon në mënyrë të pa kontrolluar. Incidenti në fjalë është regjistruar në fshatin Zavalinë. Mesohet se policia kishte shkuar në banesën e këtij shtetasi me një vendim gjykate për kontroll, pasi kishte pretendime se kryefamiljari mbante armë pa leje. Pasi ka parë se pranë banesës janë afruar efektivë të policisë, 45-vjeçari ka qëlluar me armë. Fill pas këtij veprimi ai është larguar nga banesa dhe është fshehur në pyll. Aktualisht drejt vendit të ngjarjes janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

Njoftimi i policise

Më datë 24.12.2020, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje. Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë duke u rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat speciale Renea. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *