• |
ide | kryesore

Polici e zjarrfikëse brenda në tunel, çfarë po ndodh në autostradën Tiranë-Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur sot brenda tunelit Tiranë-Elbasan, ku janë përfshirë dy makina.

Në vendin e ngjarjes ndodhen policia dhe zjarrfikëset.

Policia jep detaje 

Me date 24.12.2020, rreth orës 12:10, në afërsi të tunelit e rrugës Tiranë-Elbasan, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *