• |
ide | kryesore

Rama për deklaratat e Vjosa Osmanit në Tiranë: Propagandë për të fituar vota

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama iu përgjigj sot për herë të parë presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani, e cila në vizitën tre-ditore zyrtare në Tiranë u shpreh kundër veprimeve të bëra nga Rama në raport me Kosovën, si vendosja e traut në Rrugën e Kombit dhe mbështetja e mini-Shengenit Ballkanik.

Rama i konsideroi deklaratat e Osmanit si propagandë për të fituar vota, një situatë groteske dhe absurde. Ai tha se udhëheqësit në Kosovë po bëjnë politikë të brendshme në politikën e jashtme dhe anasjelltas.

“Unë mund të them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet ‘zero probleme’ me fqinjët sikundër edhe kujtove, por zero problem me fqinjët s’do të thotë fshehje e probleme, do të thotë zerim. Në këtë rast, nuk është se kemi probleme. S’kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq Kosova ka probleme me veten. Prej disa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe politika e jashtme është bërë politikë e brendshme. Kjo e ka rraskapitur Kosovën së brendshmi dhe së jashtmi. Është një problem që unë e shoh me shumë shqetësim”, tha Rama.

Lexo më tej: Rama e injoroi në Tiranë/ Ja si kundërpërgjigjet Vjosa Osmani 

Edi Rama tha se e ka adresuar këtë problem në të gjitha bisedat me udhëheqësit në Kosovë.

“Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj Shengenit rajonal, ku një nga shtyllat e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si Kalaja e Rozafës, disa e shembin natën”, tha Rama.

“Për mua është e pakonceptueshme që një qeveri legjitme, dhe kryeministri të firmosnin vullnetin e shtetit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë dhe një presidente në detyrë të shfaqet në Shqipëri dhe të bëjë politikë të brendshme. Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi, kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Të vish në Tiranë të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë, me një demagogji absurde”.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, pagesa që qytetarët bëjnë në Rrugën e Kombit jo vetëm që s’është anti-atdhetare, por ato para i shërbejnë atdheut të përbashkët.

Sikur trau me pagesë që do vihet nesër në rrugën Milot-Fier nuk është kufi. Dhe jo vetëm groteske, por edhe jo dashamirëse. Nëse për znj. Vjosa atdheu është Kosova dhe Shqipëria ky është një tra që duhet ta paguajnë atdhetarët për atë rrugë që është rrugë e atdheut. Flasin për një sëmundje që po e gërryen politikën në Kosovë, duke bërë alternim të funksioneve. Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë dhe duke rrotulluar thikën e nacional-folkorizmit vulgar“, vijoi kreu i qeverisë.



12 Comments

  1. Perplasja publike Gabin i Madh..
    Duket sikur Kosovaret se kuptojne ate qe Rama dhe Vucic po bejne, per te miren e Rajonit.
    Eshte arrogance e theksuar e Kryeministrit i cili ska viajtir kurre per doza te tilla.
    Nga ana tjeter
    Vjosa Osmani mori protagonizem kur erdhi ne Tirane, me shume sec i takonte. Mori rolin e patriotes, ne ekstrem dhe besoj ne koke te vete. Vjosa Osmani duhet te clirohet nga Albin Kurti.

  2. Ky eshte tamam sherbetor I Vucic.

    Turp per gjuhen qe perdore.

    Te shohim cfare do bej edhe keto muaj qe I mbeten kur te vij edhe Kurti si KM.

  3. Presidenti Berisha, ditën kur iku nga presidenca, 1997, iku i rrethuar nga plumbat dhe plumbat i mbeten si mjeti okult me të cilët idolatron pa pushim. Kur po ikte, edhe miqtë më të afërt u tmerruan, se e panë që kishte ngarkuar karrigen dhe qilimin e zyrës, njësoj si një spiderman. Oborri dhe gjithë zyrat binin erë ‘ pi-pi’ të qindra ushtarëve vullnetarë që e kishin rrethuar në atë kohë lufte. Sot e kësaj dite i ka mbetur mendja te ‘Lufta, lufta’.

  4. Cila qeveri legjitime o pallosh?
    Çfarë tha gjykata kushtetuese?
    Apo të gjithë ato që vijnë në pushtet me vjedhje votash, sikurse ti,i quan legjitime!?!?

  5. Ram kthjellohu! Te duhet urtesi e mençuri. Te mungojne. Shkodranet kane nje fjale “Te hyfte vetja ne qef”

  6. Po ti o gomari shko e deri ne SHBA per vota e edhe duar bosh. Osmani eshte ZONJE ndersa ti je nje GOMAR (e ke thene vete).

  7. Trau qe vure ne kukes u be kufi per shqiptaret nese ti shkon me avion per kosove shqiptaret nuk kane avion privat si ti prandaj shume shqiptar e kosovare nuk e kalojne dot kufirin qe vure ti per shkak te takses tani don te vesh traun dhe ne mes te shqiperise te ndash jugun nga veriu ta ndash me kufi ne menyre qe ne te te kalojne vetem milioneret dhe jo njerezit e thjeshte. Ti je anti kombetar dashte Zoti e i jep fund sundimit tent se u bene shqiptaret gazi i botes duke kerkuar azil per te ikur prej teje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *