• |
ide | kryesore

Rama rrëfen raportet që ka tani me Fatos Nanon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka folur për raportet e tij aktuale me ish-kryeministrin Fatos Nano. Rama thotë se tashmë raportet janë “të bukura” duke nënvizuar se me të flet në momentet e vështira.

“Për herë në parë në këtë zyrë kam hyrë kur kryeministër ishte Fatos Nano. Me Nanon kam një raport të bukur. Komunikojmë, por jo shpesh. Ai ka qenë këtu dhe e di presionin e kësaj zyre. Ai e di vetminë e kësaj zyre.

Kjo zyrë ka shumë vetmi. Kur hipën në majë je vetëm. Kur vjen momenti i vendimeve të vështira je komplet vetëm. Për këtë arsye të eksperiencës së përplasjeve dhe sfidave dhe për atë që kemi kaluar me njëri-tjetrin e ka bërë këtë raport shumë të bukur” – tha Rama në Opinion. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Qente dihet qe zihen shume me njeri-tjetrin, lehin e kafshojne…. por ne fund e gjejne gjithnje gjuhen!

  2. Je vetem,… normal.
    Po te mbledhesh kategorine e idioto-hajduteve rreth vehtes, padyshim qe do ndihesh vetem.
    Faji eshte i yti, sepse kerkon vetem lepe-peqe… Nuk do njerez me mendje dhe me integritet. Per kete arsye njerzit e mencur te largohen.
    Eshte zgjedhja jote…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *