E ardhmja e Paul Pogba tek Manchester United është në dyshim. Kontrata e francezit me Red Devils skadon në 2022 sepse United ka ushtruar opsionin e shtyrjes me një vit, por prej muajsh tashmë flitet për një lamtumirë të mundshme të mesfushorit. Ai që i hedh benzinë zjarrit, si zakonisht është menaxheri Mino Raiola (“Të shohim cfarë do të ndodhë në verë”). Loja për të marrë Pogba ka nisur dhe Juventus është gati të bëjë gjithcka për të rikthyer në Torino francezin, por Solskjaer nuk ka ndërmend të lëshojë e po përpiqet ta bindë: “Shpresoj që të fitojë këtu e që Paul të mund të qendrojë” ka thënë tekniku i Red Devils në një intervistë për mikrofonët e ESPN.
“Nëse kam shpresë që Pogba të dojë të bëjë pjesë në projektin United në të ardhmen? Këtu tek Manchester United kërkohen gjithnjë trofe. Sa më shumë trofe fitojmë, më shumë lojtarë do të duan të luajnë për ne këtu e pastaj duhet ngritur steka – ka shpjeguar Solskjaer – Pogba dëshiron këtë. Paul ëhstë këtu prej ca kohësh e natyrisht kërkon të fitojë dicka. Shpresoj ta bëjë. Ka një sjellje shumë, shumë pozitive në stërvitje. Adhuron futbollin, është ambicjoz, dëshiron suksesin më shumë se kushdo në skuadër. Na takon ne të fitojmë trofetë e kjo mund ta bëjë të qendrojë”.
Fjalë që mund të komplikojnë planet e Juventus, që sipas asaj që bën të ditur ESPN ndonjë ditë më parë, është gati të ofrojë Dybala e Bernardeschi për të arritur tek francezi, por ashtu si tha Raiola “të shohim cfarë do të ndodhë në verë”.