• |
ide | kryesore

Vaksina antiCOVID/Rama: BE ka marrë vendim të gabuar, për Ballkanin Perëndimor do jepen tepricat

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama tha se për vaksinën nuk ka një datë fikse por që ajo do të nis në dy muajt e parë të 2021. Rama kritikoi BE në lidhje me vendim për të shpërndarë për vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm tepricat e vaksinave, ne një kohë kur asnjë shtete nuk po merr sasinë që i nevojitet. Gjithashtu Rama ka deklaruar se shqiptarët duhet të kenë besim pasi nëse do të jetë nevoja që për të marrë vaksinën i duhej të bëjë lypsin këtë do e bëjë pa hezituar.

“Kam folur për dy muajt e ardhshëm mund të jetë më shpejt ose jo ndaj nuk po jap një datë fikse. Ajo që unë theksoj është se për fat të keq çështja e vaksinës, është diplomaci, marrëdhënie diplomatike, një luftë e madhe që po bëhet nga të gjithë shtetet për të pasur një sasi sa më të mëdha është si radha e qumështit në kohët e dikurshme, që në vend të banorëve që dilnin për shishen e qumështit tani janë shtet. Por siç e kam theksuar kur është puna për të bërë lypsin për Shqipërinë e bëj më mirë se çdo kush“, ka thënë ai.



11 Comments

  1. Shume robqira jane treguar, se cfare do i ndodhte po te shtonin edhe 20 mil banor (te cilet jane ne pjese derrmuese te rinj), asnje gje, por simbolika do ishte shume here me e madhe.

  2. Akoma ky fajin e ka Saliu(Europa)!!!!Nuk e kupton ky faqezi që se duan më atë personalisht dhe këtë e bëjnë të thyej qafën dhe ti shpjegojnë këtij populli të mos bëjë zgjidhje të gabuar.Vërtetë që do të ishte mirë që vaksinat të vinin sa më parë por më mirë të vuajmë dhe pak deri sa të zgjeboset ky dhe e gjithë sëra e tij.Do jetë më mirë për gjithë shqiptarinë.

  3. puesni veten se përse kemi nje shtet te falentuar? Pse s’kemi diplomaci?
    Pse gjithmonë qesharake ne praktike e megalomane ne teori?

  4. Po ky , shkoi në Amerikë për të fol me Europen? Mund te kishte vajtur ne Bruksel…!!
    Pastaj, ky sikur e kishte siguruar vaksinën ?!

  5. TIMONIERI:
    Me Brekushe,
    Me Atlete Adidas,
    Me Kollare me Lule,
    Vaksinat do ti siguroj me perpara se miku im Vuçiçi.

  6. K/min.e presidente shtetesh nuk shkuan ne Ameriken por ne rruge zyrtare I siguruan vaksinat. Po ti more GOMAR udhetove e solle bojra. Thuaji Vucicit te te ndihmoje se vellai duhet te bej per vellain. Ty nuk te plas per popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *