• |
ide | kryesore

Vaksinat anti-Covid nisen drejt 27 vendeve të BE-së

-Instant, Lajme, Planet



Ashtu siç ishte paralajmëruar, Komisioni Europian njofton se ka nisur shpërndarja e vaksinave anti-Covid në 27 vendet e Bashkimit Europian. KE ka shpërndarë edhe një video në rrjetet sociale ku shihet se dozat e vaksinave janë paketuar dhe janë nisur drejt vendeve anëtare të unionit.

“Vaksinat së shpejti do të arrijnë në destinacionet e tyre për t’u përdorur më 27, 28 dhe 29 dhjetor”, shkruhet në deklaratë.

Më herët, Rregullatori i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian i dha dritën e gjelbër vaksinës së Pfizer dhe BionTech, duke lejuar nisjen e vaksinimeve të para më 27 dhjetor. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula van der Leyen, dhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, kanë premtuar se BE do ta ndihmojë edhe Ballkanin Perëndimor me vaksina kundër koronavirusit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *