• |
ide | kryesore

“Varianti afrikan, më i transmetueshëm”/ Londra bllokon udhëtimet me Afrikën e Jugut

-Instant, Lajme, Planet



Teksa Britania e Madhe po përballet me një variant të ri të SarsCov 2, një variant tjetër i virusit afrikan ka ngjallur shqetësime të mëdha. Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock njoftoi se po bëhen të gjitha përpjekjet për të frenuar këtë version të ri të virusit, duke përfshirë kufizimet e udhëtimit nga Afrika e Jugut.

“Kemi diktuar në Britani dy raste të këtij varianti dhe janë që të dy persona që kanë udhëtuar drejt Afrikës së Jugut, këto kohët e fundit. Do të vendosim kufizime të lëvizjes me këtë vend. Ato do të kenë efekt të menjëhershëm, por do të jenë të përkohshme deri sa të kemi mundësinë të hetojmë më shumë mbi këtë shtam të ri”, tha Matt Hancock, ministër i Shëndetësisë në Britani.

Sipas Hancock, varianti afrikan “është edhe më i transmetueshëm dhe duket se ka krijuar mutacion të mëtejmë sesa varianti i ri që është zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar”. Për pasojë, ai tha se qeveria do të vendosë në karantinë dy rastet e identifikuara në Britani, si dhe kontaktet e tyre më të ngushta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *