• |
ide | kryesore

Video/ Fiton dhe shkarkohet: Tuchel nuk e largojnë rezultat nga PSG, por një deklaratë

-Instant, F1, Sport, Video



Thomas Tuchel nuk është më trajneri i Paris Saint Germain. Është një shpërthim i madh dhe i papritur nëse do të mund të quhet kështu vendimi i klubit parisien, ndërsa skuadra, të mërkurën në mbrëmje në “Parc des Princes”, kishte fituar 4-0 ndaj Strasburg në javën e shtatëmbëdhjetë të Ligës së parë franceze.

Përtej fitores, parisienët e shkarkuan gjermanin e pankinës, ndërsa Tuchel është lajmëruar në mbrëmjen e së mërkurës nga menaxherët e tij, teksa kontrata e gjermanit ishte në fuqi deri në qershor 2021. Nëse vendi i parë në grup në Ligën e Kampioneve ishte i siguruar, me PSG u rendit përpara Leipzig dhe Manchester United, aq sa Tuchel po mendonte se po kalonte një dimër të qetë, situata e tij u dobësua përsëri nga humbja në Ligën e Parë ndaj Lyon (0-1 më 13 dhjetor), si dhe nga barazimi me Lille, 0-0 më 20 dhjetor.

Në fakt duhet të ishte gjetur një pikë armëpushimi mes Tuchel dhe Paris Saint Germain, por gjermani nuk u tërhoq, ndërsa rezultatet e fundit ishin fatale për të, kur gjysmën e parë të sezonit e mbylli në vendin e tretë vetëm një pikë pas Lille e Lion. Ky vendim vjen një ditë pas transmetimit të një interviste të dhënë nga trajneri për kanalin gjerman Sport 1, atje ku disa pjesë të deklaratave të tij nuk ishin pëlqyer shumë brenda stafit të klubit.

E duket se është pritur një shkas për të bërë zyrtare një vendim që ishte marrë më parë. Tanimë PSG është në kërkim të trajnerit, ndërsa kandidaturat e mundshme mbeten Mauricio Pochetino dhe Maximiliano Allegri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *