• |
ide | kryesore

Video/ Theu rekordin e Pele, birrë e personalizuar portierëve të mundur: “Nuk e kisha menduar se mund të ndodhte”

-Instant, Sport, Video



Lionel Messi ia doli, ‘mundi’ Pelé. Ose të paktën një nga rekordet e O’Rey. Me golin e shënuar dje, Pleshti ngjitet në kuotën 644 me fanellën e Barcelonës, një më shumë se ato të realizuar me të njëjtën fanellë – atë të Santos – nga legjenda braziliane: “Kur fillova të luaja futboll nuk mendoja të thyeja rekorde. E aq më shumë të mendoja ta bëja me një të Pelé”, është mesazhi në Instagram i argjentinasit, që fluturoi në atdhe me një jet privat për të kaluar pushimet e Krishtlindjes.

Falë golit të shënuar në ndeshjen kundër Valladolid, Messi ka kaluar rekordin që i përkiste Pelé nga 1974, kur shënoi golin e fundit me fanellën e Santos. Pavarësisht mundësisë për lamtumirën në fund të sezonit, nëse jo që në janar, 6 herë Topi i Artë nuk ka reshtur kurrë së dhëni kontributin e tij për skuadrën që e bëri të madh, duke arritur kështu të kalojë edhe një si O’Rey. “Mund vetëm të falenderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar në këto vite, nga shokët e skuadrës, familja, miqtë e mi e të gjithë ata që më mbështesin cdo ditë. Një përqafim”, ka shtuar argjentinasi, me të cilin pak ditë më parë vetë Pelé u komplimentua për faktin se e ka futur emrin e tij në legjendë për të disatën herë në karrierë.

BIRRË E PERSONALIZUAR PORTIERËVE TË MUNDUR
Pasi Messi theu rekordin e Pelè Budweiser, marka e famshme e birrës amerikane, ka njoftuar se i ka dërguar të gjithë portierëve të mundur në karrierë nga Pleshti (janë 160) një shishe të personalizuar me firmën e Messit e golin referues. Kush do të marrë më shumë? Diego Alves, që në 17 ndeshje kundër Messit ka pësuar 21 gola e kështu që do të marrë po aq birra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *