• |
ide | kryesore

Vrasja makabre e çiftit shqiptar në Itali/ E dyshuara për ngjarjen, Elona Kaleshi hesht edhe përpara gjykatës

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-e dashura e djalit të çiftit shqiptar, e cila është arrestuar si autore e dyshuar për masakrën në Itali, ka zgjedhur të heshtë edhe përpara gjykatës. 36-vjeçarja, Elona Kaleshi ka zgjedhur të mos i përgjigjet as pyetjes së prokurorisë e as asaj të gjyqtarit italian, në seancën e sotme. Ajo është arrestuar përpara dy ditësh për krimin makabër, ku u gjetën të copëtuar dhe të vendosur në katër valixhe trupat e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho.

Nga një dëshmi e një fqinji të Kaleshit ajo është parë duke nxjerrë një çantë të madhe plastike që mbante një erë shumë të rëndë dhe rridhte një substancë të çuditshme nga poshtë. Sipas fqinjit, kur ai e pyeti 36-vjeçaren se çfarë kishte në qese ajo ju përgjigj se ishte verë e prishur, por ai pohoi se qesja kundërrmonte era mish i prishur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *